Falcaos i pëlqen Premierliga

Sulmuesi i Atletico Madrid, Radamel Falcao ka pranuar se mirëpret mundësinë e transferimit në Angli.
Reprezentuesi kolumbian vazhdimisht spekulohet me largim nga Vicente Calderon kurse si destinacion i ardhshëm për të është përmendur Premierliga ku kërkohet nga Chelsea. Falcao ka pranuar se nëse vendos të largohet nga Atletico, do të mund të vazhdojë karrierën në Angli.
“Anglia? Një ditë, mund të shkoj. Është ligë të cilën e përcjelli tashmë një kohë të gjatë dhe do të më pëlqente ta provoj”, deklaroi Falcao gjatë një interviste për The Times.