Rekord i ri papunësie në eurozonë
Ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian papunësia nuk ka pësuar luhatje duke qëndruar në kuotën 9.7 për qind, njoftoi Eurostat, Instituti evropian i statistikave.
Në muajin prill të papunët në Evropë ishin 23 milionë e 311 mijë persona, prej të cilëve 15 milionë e 867 mijë vetëm në Eurozonë. Krahasuar me muajin mars, numri i të papunëve u rrit me 25 mijë persona, si në BE po ashtu edhe në Eurozonë. Ndërsa krahasuar me prillin e vitit 2009, numri i të papunëve është rritur me 2 milionë e 400 mijë persona në BE dhe me 1 milionë e 275 mijë në Eurozonë.
Niveli rekord i papunësisë u regjistrua në Letoni me 22.5 për qind, Spanjë 19.7 për qind dhe Estoni me 19 për qind. Ndër vendet e tjera të prekura më rëndë nga kriza është Portugalia, me 10.8 për qind dhe Irlanda me 13.2 për qind të papunë.