Bode: Burxhi publik po ulet
"Ne kemi një borxh publik prej 60 %, por nuk është problematik, pasi 2/3 e tij është borxh i brendshëm i shërbyer me monedhën vendase me leke dhe 1/3 borxh i huaj në monedhë të huaj, por pjesa më e madhe janë hua zhvillimi të marra nga instuticionet bankare të zhvillimit dhe me norma të ulëta interesi", tha Bode, në konferencën e II "Shqipëri-Banka Botërore për zhvillimin e ekonomisë", organizuar nga Banka Botërore.
Ai shtoi se kostoja e borxhit të Shqipërisë është më e ulëta në të gjithë rajonin, 3 % e GDP-së. Në këtë drejtim ai sqaroi se ky argument nuk shërben për të kërkuar një rritje të mëtejshme të borxhit publik dhe mbajtjen e një defiçiti buxhetor të lartë, por për të bërë të qartë kapacitetin që kanë financat publike në shërbimin e borxhit.
"Ne kemi vendosur që borxhi publik i vendit të zvogëlohet dhe kjo për të krijuar siguri afatmesme dhe afatgjata ekonomisë dhe një stabilitet të treguesve makroekonomik", tha Bode, duke shtuar se "në 2013-ën borxhi publik do të zbresë në 53 % të PBB-së, ndërsa nga ky vit do të zbresim deficitet vjetore për të shkuar rreth 3 % në vit në përputhje të plotë me kriteret e Mastritit".