Rekord i zi i Milanit

Një fillim dizastër si ky, Milani nuk e kishte përjetuar qe 71 vjet, nga viti i largët 1941. Situata është aq preokupuese sa që klubi Rossoner ka vendosur që ekipi të futet në karantinë deri në sfidën e fundjavës që vjen, ndaj Genoas.
Largimi i Zlatan Ibrahimovicit dhe Thiago Silvas në drejtim të Paris Saint Germainit, plus përfundimi i bashkëpunimit me veteranët Clarence Seedorf, Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso, Gianluca Zambrotta etj, po ndihet me të madhe tek ekipi i Massimiliano Allegrit, i cili nuk po arrin assesi të dalë nga kriza.
Përkundër rezultateve të dobëta, Milani nuk e ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin Allegri. Sfida e radhës, mjaft e rëndësishme është ajo e mesjavës ndaj Malagas, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një humbje eventuale edhe në Spanjë do ta thellonte krizën Rossonere dhe mund t’i kushtojë me ‘kokë’ trajnerit Allegri.