E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te shtunen mblidhet Asambleja e PS per zgjedhjet e 23 qershorit

Do të mblidhen të shtunën socialistët për të diskutuar mbi strategjinë për zgjedhjet e 23 qershorit. Do të flasim mbi evidentimin e votave, procesin e hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, përçimin tek elektorati të programit politik.

Asamblea Kombëtare do të diskutojë edhe mbi procesin përgatitor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Forumit të lartë vendimmarrës do t’i bëhet e ditur edhe hapat që po ndërmerren në lidhje me zgjerimin e koalicionit opozitar. Deri më tani janë 25 forca politike që i janë bashkuar aleancës së drejtuar nga PS. Synimi është zgjerimi i aleancës me cilëndo parti, për të rrëzuar qeverinë aktuale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›