Rekord/Berisha me 600 mijë fansa në Facebook
Kryeministri Sali Berisha është shqiptari me më shumë fansa në rrjetin social Facebook. Faqja e tij zyrtare e njohur për komunikimin atraktiv me qytetarët, shënoi dje klikimin e 600 mijë. Kreu i qeverisë përmes një mesazhi ka përshëndetur të gjithë fansat e tij, duke u shprehur krenar për rrjetin social, që siç shprehet kryeministri, ka për Nord vetëm të vërtetën. “Urime! Sot jemi 600 mijë miq në rrjetin tonë social në FB! Të dashur miq, pak çaste më parë, me ne në rrjetin tonë social u bashkua fansi i 600 mijë-të. Le ti urojmë atij mirëseardhje të përzemërt. Por unë dua me këtë rast të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë time të madhe me secilin prej jush. Ju në një hark kohor të shkurtër, me përkushtimin, pasionin fisnik të komunikimit, entuziazmin tuaj, shndërruat, sipas statistikave të FB, rrjetin tonë social në rrjetin (në proporcion) me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB. Miqtë tanë janë shqiptar por dhe jo shqiptar. Ata janë nga mbi 50 vende të botës ndaj dhe miqtë e miqve tanë që ndjekin rrjetin tonë janë sot mbi 23 milionë në mbarë botën. Krenar me rrjetin tonë social që ka për Nord vetëm të vërtetën. Përqafime të gjithëve!”, shkruan Berisha në FB. Faqja e kryeministrit Berisha në rrjetin social “Facebook”, ka qenë më e klikuara nga të gjithë, me një trend të jashtëzakonshëm rritje që nga çasti i lançimit të faqes në FB, më 8 dhjetor 2012. Ajo sot numëron 600 mijë anëtarë dhe mbetet në krye të faqeve më të klikuara në Shqipëri.
...