E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajushi shënon gol për Liteksin, edhe Gjasula titullar

Pas golit të shkodranit Bekim Balaj, një tjetër shkodran ka shënuar në Europë. Radhën nga legjionarët e ka pasur Armando Vajushi, që ka shënuar në fitoren e thellë 5-1 të Liteksit në transfertë kundër skuadrës së Pirit Gotse Dolchev. Ai ka realizuar golin e katërt për Liteksin, i pari në këtë sezon për Vajushin, pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin bullgar. Përveç Vajushit, si titullar luajti edhe pjesëtari tjetër i kombëtares shqiptare, mesfushori Jurgen Gjasula. Kur rezultati ishte i sigurt, trajneri zëvendësoi afër fundit të ndeshjes dyshen shqiptare. Liteksi renditet i pari me 10 pikë. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›