Bogdani vendimtar Cesena dhe Inter marrin kreun e Serise A

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetem te romaneve
Askush nuk do ta mendonte qe pas tri javesh kampionat ne krye te klasifikimit te Serise A do te ishte nje skuader si Cesena. Ne fakt me normal kete klasifikim e ben edhe vendi i Interit. Kampionet ne fuqi te Italise kane mundur dje Palermon jashte fushes se tyre duke marre keshtu edhe vendin e pare te cilin e ndajne me skuadren e Cesenes. Dje formacioni i Ficcadentit arriti qe te mundte Leccen edhe pse luajti per nje kohe te gjate me dhjete vete 37 - Colucci mori karton te kuq. Per sa u perket ndeshjeve te tjera i cuditshem ishte rezultati i Romes. Ne Olimpico djemte e Ranierit barazuan 2-2 me skuadren e Bolonjes. Nderkohe qe ne 90-minuteshin e trete te ketij kampionati Juventusi mori tri piket e para. Trupa e Del Nerit qe nisi kampionatin si favorite mundi ne Friuli skuadren e Udineses me rezultatin e thelle 4-0.
Bogdani shenon te dytin Etoo realizon dy
Java e trete e Serise A eshte java e Erion Bogdanit dhe Samuel Etose. I pari po kalon nje rini te dyte me skuadren modeste te Cesenes kishte 19 vjet qe nuk luante ne Serine A. Bogdani ka shenuar deri me tani dy gola dhe ka arritur se bashku me shoket e ekipit te mbledhe plot 7 pike. Shtatlarti pas ndeshjes me Milanin dha asistin dhe shenoi nje gol perseri e gjeti rrugen e rrjetes duke i dhene keshtu tri pike te vlefshme skuadres romanjole qe luajti me dhjete vete nje pjese te mire te lojes. Shqiptari rrembeu skenen ne minuten e 10-te te pjeses se dyte kur dergoi sferen ne rrjete pas nje aksioni rrokambolesk shqiptari hyri ne zone dhe goditi topin qe pasi u perplas tek kembet e kundershtarit mori nje te trajektore te veshtire per tu pritur nga portieri i Lecces Rosati. Nga ana tjeter tek Interi gjithcka po e ben Samuel Etoo tre gola ne tri takime. Kamerunasi qe vjet luajti shume i terhequr per shkak te skemave te Mourinhos kete vit ka shperthyer me golat e tij pasi Benitez e ka vene ne krye te sulmit zikalter. Dje skuadra e Interit luante ne nje fushe te veshtire sic eshte ajo e Palermos por fale pervojes zikaltrit diten se si te kthenin rezultatin per mbare keshtu edhe kreun e klasifikimit. Te paret ne epersi kaluan palermitanet me ane te nje goli te Ilicic 28 me pas ne fraksionin e dyte te takimit Samuel Etoo theu endrrat e ishulloreve pasi realizoi dy here ne minuten 62 dhe 70.
Ficcadenti Duam te luajme ne Serine A edhe vitin tjeter
Pa dyshim ne skuadren e Cesenes nje nga me te miret eshte trajneri Massimo Ficcadenti. Ky i fundit me skemat e tij i ka ndryshuar faqen nje skuadre te vogel si Cesena qe tashme eshte ne delir. Pas ndeshjes tekniku tregoi se per momentin te besuarit e tij po luajne mire. Sipas tij tashme te gjithe e njohin forcen e te besuarve te tij dhe eshte e kote qe te fshihen edhe pse nga ana tjeter nuk harron te perserise objektivat e bardhezinjve Ne nuk shohim tabelen. Ajo qe ka rendesi per ekipin tone eshte mendesia e duhur dhe shpetimi sigurimi i nje vendi ne Serine A per vitin tjeter. Nuk mohoj faktin se na behet shume qejfi kur shikojme se jemi aq lart. Ne gjate javes punojme fort dhe po te vini re ne seancat stervitore shihet sa te impenjuar jane futbollistet. Per kete qe kemi arritur deri me tani nuk ka ndonje sekret. Them se i rendesishem eshte grupi. Skuadra jone ka treguar keto tri takime qe eshte shume e forte pasi ende nuk kemi pesuar asnje gol. Madje nuk pesuam as sot qe luajtem me dhjete vete.
Bogdani Kete gol ia dedikoj skuadres
Edhe pse tashme Cesena shihet si surpriza e kendshme e Serise A Erion Bogdani kerkon te ule euforine ne ekip duke thene se i rendesishem nuk eshte fakti qe skuadra ndodhet ne vend te pare. Sipas shqiptarit me rendesi per Cesenen ka fakti qe mundi dje Leccen. Per ne ishte nje ndeshje shume e rendesishme. Kete gol dua tia dedikoj skuadres. Ne po punojme shume per te marre te tilla rezultate. Tani per tani duam qe te mbledhin sa me shume pike pasi vetem keshtu do te mund te arrijme te shpetojme nga renia nga kategoria. Keto ndeshje jane tonat pra ne te tilla takime duhet te marrim maksimumin. Tani na mbetet vetem qe te vazhdojme te stervitemi dhe te luajme keshtu sic kemi bere deri me tani - tha 32 vjecari.
Rezultatet
Te shtunen
1800 Fiorentina 1-2 Lazio
2045 Milan 1-1 Catania
Dje
1230 Bari 0-0 Cagliari
1500 Cesena 1-0 Lecce
1500 Chievo 0-1 Brescia
1500 Palermo 1-2 Inter
1500 Parma 1-1 Genoa
1500 Roma 2-2 Bologna
1500 Udinese 0-4 Juventus
2045 Sampdoria - Napoli
Klasifikimi
Pike ND.
1. Cesena 7 3
2. Inter 7 3
3. Chievo 6 3
4. Lazio 6 3
5. Brescia 6 3
6. Cagliari 5 3
7. Bari 5 3
8. Juventus 4 3
9. Sampdoria 4 2
10. Milan 4 3
11. Parma 4 3
12. Catania 4 3
13. Genoa 4 3
14. Lecce 3 3
15. Napoli 2 2
16. Bologna 2 3
17. Roma 2 3
18. Palermo 1 3
19. Fiorentina 1 3
20. Udinese 0 3