Rekordi Shqiperiae 58-ta ne FIFA
TIRANE-Kombetarja shqiptare ka fituar 7 pozicione te tjera ne renditjen e permuajshme te FIFA-s duke u ngjitur nga vendi i 65-te ne te 58-tin. Megjithese nuk ka zhvilluar asnje ndeshje ne periudhen nga 20-tetori deri me 17 nentor institucioni me i larte i futbollit boteror e ka vleresuar me 29 pike me shume cka ka bere te mundur edhe kete ngjitje rekord. Ne fakt eshte hera e pare ne histori qe kombetarja shqiptare e sheh veten ne kete pozicion por ketu ka ndikuar jo pak edhe renia e disa skuadrave nga kontinentet e tjera. Nderkohe ngjitja kete here eshte edhe ne zonen europiane. Shqiperia eshte kombetarja qe ze vendin e 33-te ne UEFA- cka do te thote se aktualisht jemi ne vazon e katert dhe jo te peste. Ne nje pozicion te ulet e 51-ta eshte edhe Bosnje-Hercegovina. Persa i perket renditjes se pergjithshme ajo kryesohet nga Spanja skuadra kampione e botes e ndjekur nga Holanda Brazili dhe Gjermania.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb