Rekordi i Simeones

Nga ndeshja e tij e parë në drejtim të Atletico Madridit në fazën eliminatore të edicionit të kaluar në Europa League përball Lazios, Simeone udhëhoqi skuadrën drejt 11 fitoreve të njëpasnjëshme në garat evropiane për klube.
Asnjë trajner në histori të futbollit nuk ka bërë seri të tillë të fitoreve të njëpasnjëshme. Me radhë u mposhtën Lazio, Besiktas, Hannover, Valencia (të gjithë nga dy herë), Athletic Bilbao, Chelsea dhe para disa ditësh, Hapoel Tel-Aviv.
Me fitoren ndaj Hapoelit, Simeone e tejkaloi Fabio Capellon i cili në sezonin 1992-93, në drejtim të Milanit, krijoi seri prej 10 fitoresh me radhë. Atletico gjatë periudhës të lartpërmendur fitoi dy tituj, Europa League dhe Superkupën e Evropës.
Në finalen e Europa League mposhti Bilbaon me rezultat të thellë 3-0 kurse dominoi edhe ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës ku sulmuesi Falcao shënoi het-trik në fitoren 4-1.