E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Bashkisë Vorë, nuk kisha dijeni për fabrikën në Gërdec

Kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqir Ismaili ka dëshmuar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë rreth fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec dhe shpërthimin e 15 Marsit të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën mbi 300

të tjerë.Ismaili dëshmoi sot pasi u thirr nga trupi gjykues i cështjes Gërdeci për tu pyetur nëse kishte korrespondencë me Ministrinë e Mbrojtjes për aktivitetin në fabrikën Alba-Demil në Gërdec. Kryeu i Bashksië së Vorës deklaroi se nuk kishte dijeni për aktivitetin që kryhej në Gërdec.Ai shtoi se pak ditë para shpërthimit, institucioni i tij i kishte nisur një shhkresë Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer repartin e Gërdecit në terren sportiv. Por, Ismaili theksoi se, ai si kryetar Bashkie nuk kishte kompetenca të merrte informacione mbi aktivitetin real që kryhej në Gërdec. Shihnim makinat në Gërdec, por unë nuk kisha asnjë kompetencë për të marrë informacione se cfarë bëhej aty. I pyetur për datën 15 Mars, ditë kur fabrika shpërtheu, Ismaili theksoi se për ngjarjen u njoftua në telefon. Sapo mora vesh lajmin në telefon, ngritëm grupin e emergjencës për situatën. Kreu i Bashksië së Vorës vuri në dukje se të dëmtuarit nga ngjarja e rëndë janë dëmshpërblyer të gjithë pa përjashtim. kemi ndarë 25 milionë euro për 4 mijë familje e bizene. Fondi u dha me vendim të Këshillit të Ministrave. Seanca vijoi më pas me dëshmitarë të tjerë të prokurorisë.  Prokuroria e ka vlerësuar Gërdecin si një gabim njerëzor, ndërsa pala e pandehur pretendon për një sabotazh të mundshëm.

Last Updated on E Premte, 16 Korrik 2010 09:47

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›