Isufi: Nuk jam kandidat për president

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka mohuar lajmin e publikuar në disa media kosovare se ai është kandidat i mundshëm kundër Behxhet Pacollit për postin e Presidentit.
"Nuk jam kandidat për president”, ka theksuar Isufi por ai nuk përjashton mundësinë që nga AAK-ja, apo edhe nga vetë opozita, të ketë një kandidat që do të sfidonte kandidaturën e Pacollit.
“Nuk është e vërtetë, më shumë është spekulim. Ka të bëjë me interesim të mediave dhe qarqeve të caktuara, që unë nuk e di. Me mua nuk ka biseduar askush në këtë drejtim”, ka thënë Isufi.