Rektori Sala: “Jam kundër ideologjisë së politikës së arsimit të lartë”
Flet Gëzim Sala, rektor i Universitetit “Eqerem Qabej” në Gjirokastër, në prag të vitit të ri akademik
Tashmë ka mbetur më pak se një muaj për të filluar viti i ri akademik. Zoti rektor, sa do të jetë numri i pranimeve të studentëve me kohë të plotë në universitet? Po part-time? Krahasuar me vitin e kaluar, a do të ketë numër më të lartë pranimesh për vitin 2008-2009?
Stafi drejtues dhe akademik i Universitetit “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, ashtu si vitet e tjera, por sidomos këtë vit, përveç drejtimit të mirëfillt akademiko-shkencor, ka intensifikuar veprimtarinë e tij edhe në një drejtim të ri. Fjala është për menaxhimin dhe marketingun e procesit të thithjes të një numri sa më të madhë studentesh në vitin e parë. Kjo që po them nuk është thjesht një retorik që i shkon përshtat risive të fundit për funksionimin e universiteteve në bazë të kërkesë – ofertës, por një aktivitet që lidhet me vet mbijetesën e Universitetit tonë. E them këtë, bile me shumë keqardhje, për dy arsye; Së pari pasi jam në kundërshtim me ideolologjinë që ka përfshirë politikën e arsimit të lartë; atë të përshtatjes së këtij komponenti (kaq të rëndësishëm të kulturës dhe civilizimit të një vendi), logjikës absolute të ekonomisë se tregut dhe të fitimit material. Ndërkohë që edhe vendet me të zhvilluara kapitaliste, ato me arsim, identitet kulturor e kombëtar të konsoliduar e konsiderojnë arsimin si një nevojë investimi shoqëror të domosdoshëm me fitim në sfera të tjera të integritetit moral, kulturor, shkencor, intelektual e kombëtar të individit dhe të shoqërisë;
Së dyti, për arsye se për këtë vit akademik prurjet e studentëve në vitin e parë, krahasimisht me vitin akademik 2007-2008, në Universitetin tonë janë pakësuar edhe më shumë. Këtë vit priten rreth 200 studentë me pak, ose rreth 20 % më pak se vjet.
Me këtë dua të them se arsyet e një situatë të tillë nuk duhen kërkuar aspak tek faktori i brendshëm “universitet”, por tek politika dhe strategjia e ndjekur në vend me arsimin e lartë. Po numëroj disa nga këta faktorë.
Së pari, Edhe Universiteti ynë, ose më sakt rajoni nga thith studentë ai, nuk bën përjashtim nga presioni i Universiteteve të kryeqytetit dhe i universiteteve private. Përveç kësaj, ne e kemi më të theksuar thithjen e studentëve nga vendet fqinje.
Së dyti. Politika e viteve të fundit në hapjen e Universiteteve bënë që Universiteti “E.Çabej” i Gjirokastrës të mos jetë më institucionin arsimor më të rendësishëm në Jug të vendit, por në skajin më jugor të tij. Ose më saktë, është kryesisht universiteti i Qarkut të Gjirokastrës.
Universiteti më i afërt i tij ishte ai i Korçës, por me drejtim bujqësor. Kjo do të thoshte se krahas drejtimit të kualifikuar dhe me përvojë për mësuesinë, Universiteti i Gjirokastrës, thithte studentë pothuaj nga mbi 15 rrethe të jugut. Sot, po në këtë hark gjeografik veprojnë me shumë se 4-5 universitete apo filiale universitetesh publikë apo private, që ndajnë midis tyre një numër më të vogël studentesh. Më e keqja është se ka një dublim të profileve. Për shembull studenti nga Fieri, Lushnja, Ballshi, Vlora etj, që dëshiron të bëhet mësues, nuk ka përse të zgjedh Universitetin e Gjirokastrës, por do të zgjedh atë të Vlorës, pasi aty e siguron të njëjtën diplomë, por me kosto ekonomike shumë më të ulet, se është afer shtpisë.
Së treti. Ministria e Arsimit duke u mbeshtetur te kriteret -pikë të grumbulluara në shkollën e mesme dhe kërkesën e nxënësit- e ka zgjidhur parimisht drejt problemin e pranimit dhe shpërndarjes së studentëve në vitit të parë. Por ka mënjanuar nga kjo praktikë nivelin akademik të universiteteve. Përderisa ka bërë vlerësimin akademik të universiteteve publike, njeh përvojën dhe mundësitë e tyre, atëherë edhe shpërndarjen e studentëve për profile të njëjta duhet t’i bejë në bazë të këtyre kritereve dhe jo thjesht në bazë të kërkesës së studenteve. Ky është dhe një tregues i kërkesës së shtetit për kuadro sa më cilësor. Kështu, nuk mund t’i dërgojë Universitetit të Vlorës, ta zemë për mësues në gjuhë letërsi shqipe 300 studentë (me përvojë disa vjeçare në këtë drejtim) dhe Universitetit të Gjirokastrës (me përvojë disa dekadash) 30 apo 50 studentë. Dhe ndodh pastaj që Universiteti i Vlorës të kërkojë pedagogë nga Universiteti i Gjirokastrës apo universitete të tjera për të dhënë atje mësim.
Një politikë e tillë shpërndarjeje të studenteve do të ndihmonte gjithashtu në integrimin krahinor të brendshëm të vendit.
A do të hapen degë të reja në universitetin tuaj? Nëse po, cilat janë?
Pavarësisht nga dinamika pozitive që paraqesin disa drejtime apo degë në Universitetin tonë, siç është Ekonomiku, ne nuk kemi menduar për këtë vit hapjen e degëve të reja. Duke patur parasysht gjendjen e përshkruar më lartë në Universitetin tonë dhe reformat e ndërmarra për përshtatjen e Universitetëve tona me universitetet perendimore, në kuadrin e marrëveshjes së Bolonjës, ne kemi menduar të perfeksionojmë degët ekzistuese. Ne synojmë të fitojmë të drejtën edhe për zhvillimin në disa degë të programeve të Masterit të Nivelit të Dytë. E kuptojmë që rezistenca nga monopoli i kësaj të drejte nga Tirana është dhe do të jetë shumë e madhe, por besojmë se argumentet tona dhe politika që duhet të ndjekë shteti, do të ndihmojnë që ky monopol të thyhet.
Ne kemi dy departamente, ai i Historisë - Gjeografisë dhe i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, të cilat, pasi kanë arritur marrëveshje me universitete italiane e greke, i kanë të tera mundësitë që të sigurojnë edhe realizimin cilësor të programëve master të nivelit të dytë, apo edhe Master në Nivelit të Parë jashtë drejtimit të mësuesisë. Por, deri tani jemi në kuadrin e përpjekjeve për të fituar këtë të drejtë, pasi hasim në një reflektim negativ nga ana e strukturave përkatese të MASH-it. Ndoshta është rasti i parë që strukturat e MASH-it kërkojnë një përfeksion absolut në plotësimin e kritereve.
Një ndër pikat më të rëndësishme është cilësia e mësimdhënies. A keni kapacitetet e duhura për ta realizuar këtë proces sipas standardeve?
Universiteti i Gjirokastrës, përveç përvojës së gjatë, gati 40-vjeçare, ka meritën e madhe që gjendet në qytetin me lidhje të hershme, të forta dhe të gjithanshme me arsimin, kulturën, dijen. Këto veçori, që përbëjnë edhe identitetin e Gjirokastrës, Universiteti ynë jo vetëm që i ka trashëguar, por i ka ngritur atë në një nivel më të lartë, atë universitar. Për sa i përket stafit akademik ai është ndarë me dysh. Mbi 50% është me tituj e grada shkencore, ndërsa pjesa tjetër është përfshirë në studime pas universitare, brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të thotë se brenda dy vjetesh raporti do të jetë të paktën 75% me 25 %. Mosha mesatare e stafit akademik është rreth të 45-ve. Kjo do të thotë se i përket një moshe që mund të përthyhet dhe të përshtatet shumë shpejt metodologjive të reja të mësimdhenies dhe të arritjeve bashkëkohore. Për këtë kemi në anën tonë shum fakte. Po ashtu, universiteti ynë, është nga të paktat në republikë që atashon pedagogë të huaj për zhvillimin e lendëve të ndryshme në degë të ndryshme, apo edhe të leksioneve dhe grupeve leksionesh. Marrëveshja e arritur me Universitetin e Janinës për njohjen e diplomave të Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Greke në Universitetin tonë nga autoritetet greke e evropiane, është kthyer në realitet. Kurrikulat e këtij departamenti janë të njehsuara me ato të departamenteve homologe greke dhe lëndët në gjuhën greke zhvillohen tërësisht nga pedagogë të atij Universiteti. Ne kemi kështu rastin e parë të mundësisë së transferimit të kreditëve nga ana e studentëve në universitete greke e perëndimore. Universiteti ynë është nga të paktat që aplikon për dhënien e mësimeve të veçanta në distancë në mënyrë sinkronike dhe asinkronike. Në bashkëpunim me Universitete italiane, greke, qipriote, apo dhe atë polake, kemi shënuar arritje të konsiderueshme të gërshetimit të mësimdhenies me kërkimin shkencor dhe aplikimin e tij praktik.
Shumë nga të rinjtë që mbarojnë studimet universitare, nuk kanë njohuritë e domosdoshme për tu përballur me tregun e punës. A mendoni se kjo është një e metë e fakulteteve? A keni ndërmarrë ndonjë hap për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomës së universitetit tuaj në shtete të tjera?
Konstatimi është i saktë. Fenomeni nuk lidhet me parimin e njohur se do të dalin edhe studentë të dobët. Bile në të ardhmen mund të ballafaqohemi me fenomene më të rënda përderisa çdo shqiptar përpiqet, që, pa vrarë trurin, por xhepin, të sigurojë nga një deri në tre - katër diploma universiteti që t’i përdorë si biletë punësimi kur partia e tij, apo miku i tij të këtë pushtetin apo një mundësi punësimi. Ose kur studenti cilësor nuk gjen punë, ndërsa ai me para dhe me pesa, po. Fenomeni në fakt lidhet me mungesën e konkurencës reale në arsimin e lartë, me vendosjen e kritereve të ndryshme për institucione të të njëjtit nivel, me pagat e ulëta të pedagogëve, me rrënjën e nivelit të arsimit të mesëm sidomos në fshat, me “reformimin” e vazhdueshëm të shkollës së lartë etj. Le të analizojmë problemin e konkurencës reale. Në vend kemi sot mbi 30 universitete, të cilat presin të ndajnë gjithë - gjithë rreth 15-18 mijë studentë në vit.
Prej kohësh ka nisur një debat për cilësinë e arsimit të lartë në universitetet publike në Shqipëri. Çfarë hapash keni ndërmarrë për rritjen e standardeve në universitetin tuaj?
Pak a shumë kësaj pyetjeje iu përgjigja më lartë. Eshtë një imazh i gabuar që e ka burimin te dy faktorë kryesorë. Së pari, konstatimi bëhet në bazë të një krahasimi të pashprehur që janë universitetet private. Nga ana e tyre këto institucione duke qenë të pavarura ekonomikisht dhe duke dalë në treg për të fituar para, i krijojnë vetës një përformancë vizuale verbuese. Koha do të vertetojë realitetin. Madje kjo kohë ka ardhur. Së dyti. Kur vetë shteti dhe qeveria del hapur në përkrahje të kësaj nisme private në arsim, atëherë opinioni është i bërë dhe veprues. Është një e vërtetë që universitetet publike nuk i thyejnë shpejt dhe në mënyrë krijuese “prangat” e traditës së tyre. Por kjo traditë është më e qenësishme dhe më e dobishme në aspektin akademik e universitar se sa risitë ekonomiko-financiare të servirura nga institucione universitare në moshë foshnjore. Thamë që stafet akademike të këtyre universiteteve përbëhen nga pedagogë të universiteteve publike ose nga të diplomuar në këto universitete. Në këto rrethana mendoj se shteti duhet të ndjek politika çliruese dhe stimuluese (akademike) në dobi të universiteteve publike dhe të mos bejë të kundërtën.
Sa të pavarura janë realisht universitetet shqiptare në bazë të legjislacionit që është për Autonominë e Universiteteve?
Përdorimi i fjalës “realisht” në pyetjen tuaj më ngacmon në bindjen se opinioni publik shqiptar është i ndërgjegjshëm se midis asaj që deklaron dhe garanton ligji dhe realitetit praktik shtrihet një lumë i madhë. Dua të them se vet legjislacioni nuk është solid në garantimin e kësaj pavarësie. Ligji i ri i Arsimit të Lartë i hartuar pas përpjekjesh të shumta për të shuar reagimet negative që provokonin draftet e ndryshme, ka brenda vetës kontradiksione të ndryshme. Nga ana tjetër në shumë momente, sidomos në ato raste që lidhen me autonominë, ka një evazivitet të tillë që duket se atë që të jep me njërën dorë ta merr me dorën tjetër. Ligji nuk ka garantuar pavarësinë Ekonomike dhe Administrative të Institucionit. Mbikqyrja e e universiteteve me instrumenta shtesë për të eliminuar gjasëm abuzimin dhe korupsionin, definiton në kontroll mbytës e pengues si dhe presion të veprimtarisë së Universitetit. Ligji nuk respekton pavarësinë as në administrimin e të ardhurave të vet universitetit. E keqja më e madhe është se vihet dorë në lirinë akademike. Imponimi i formave të caktuara e unifikuese të kurrikulave, të numrit të tyre dhe të formës së shlyerjes, ndërvarja e veprimtarisë së univeristetit me një mori udhëzimesh që shpesh përjashtojnë njërin tjetrin, e kanë shpërqendruar vemendjen e tij nga puna akademike dhe vet pavarësia akademike ndjehet e cunguar dhe e kontrolluar.
Vitet e fundit janë hapur shumë universitete private. Si i vlerësoni standardet e tyre. Sa ka ndikuar kjo në rritjen e cilësisë së mësimdhënies në universitetet publike? A do të lejoni që pedagogët tuaj të punojnë edhe në universitetet private?
Në të gjitha gjerat në Shqipëri i bëjmë me shumicë, kështu që nuk do të bënin përjashtim univeristetet private. Por, këto të fundit janë bërë aq shumë saqë më kujtojnë pikat e karburantit të hapura në çdo një kilometër rrugë. Po të vazhdohet me këto ritme çdo bashki e komunë do të kenë së shpejti dhe universitetin e vet. Nuk mjafton kjo, por bën përshtypje qendrimi i hapur zyrtar në përkrahje të tyre dhe në dëm të atyre publike. Shteti operon me dy metra e dy standarte. Ligji për Arsimin e Lartë ka vetëm dy nene për universitete private. Pra ato veprojnë me një liri absolute, ndërkohë që universitete publike ndjejnë përditë shtërngesën e udhëzimeve, urdhëresave e mënyrave të tjera kontrolluese. E ritheksoj, është i papranueshem fakti që arsimimi i lartë i brezit të ri të shqiptarëve po kalon në duart e privateve që primar kanë fitimin maksimal, që çdo pronar privat universiteti ka një qëllim privat etj. Ndërkohë që në botë ky mision mbetet një ekskluzivitet i universiteteve publike se është më së shumti një çështje e kulturës dhe identitetit kombëtar. Madje shumë shtete jo vetëm që nuk lejojnë hapjen e universiteteve private, por edhe nëse e i lenë, të diplomuarit e tyre nuk lejohen të punësohen në sektorin publik.
Përsa i përket ndikimit në mësimdhenie, kuptohet që çdo konkurrencë është pozitive, por në rastin kongret midis dy lloj universitetesh qendrojnë pedagogë të njejtë, të cilët përderisa i lëjon legjislacioni edhe ne s’kemi si t’i pengojmë të punojnë paralelisht edhe në institucione private.
Kohët e fundit është hedhur debati për dypunësimin e pedagogëve. Si e keni trajtuar ju këtë problem, dhe cili është mendimi juaj?
Duhet të nisemi nga parime bazë. Një pedagog nuk është një punëtor i pakualifikuar që energjitë e tij fizike mund t’i konsumojë në disa punë brenda ditës dhe këto energji mund t’i rigjenerojë me ushqim e gjumë, po brenda natës. Pedagogu konsiderohet intelektual që konsumon “energji” mendore, intelektuale depozitimi dhe krijimi i të cilëve kërkon një investim shumë të madhë shoqëror e personal. Pra ai është përgatitur për vetëm një punë të kualifikuar mendore e shpirtërore. Kur bën shumë të tilla, me rrezikikun të mos bejë asnjë të saktë, e detyrojnë kushtet e mbijetesës. Kjo lidhet me mentalitetin që ka shteti dhe përparësitë që ka shoqëria për arsimin e lartë. Ka shtete të cilat nga që e kanë përcaktuar si primar rolin e arsimit në krijimin e një shoqërie vitale e të përparuar, paguajnë pedagogët 4-5 herë me shumë se ministrat e deputetet. Mendoj se kështu duhet të shtrohet problemi. Të vendosim fillimisht se çfarë kërkojmë nga arsimi dhe nga roli i tij në shoqëri, ose se çfarë shoqërie duam në të ardhmën dhe ç’ rol duhet të këtë në këtë strategji arsimi.
Intervistoi Albert Gjoka
12 Shtator 2008