E Diel, 1 Nëntor 2026

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule shpallet Qytetar nderi i komunës së Çairit, në Shkup

23-06-2012 / Gazeta 55

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është shpallur dje “Qytetar nderi” i Komunës së Çairit. Ai është dekoruar për kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit arsimor mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, posaçërisht me institucionet arsimore shqiptare në Maqedoni. Kryetari i Komunës Çair Izet Mexhiti tha se titulli i nderit për rektorin Kule paraqet mirënjohje për të personalisht, por edhe për kontributin e gjithë arsimdashësve nga Shqipëria në emancipimin dhe ngritjen kulturore të shqiptarëve që sot jetojnë në kufijtë e Maqedonisë. Duke shprehur emocionet që dekorohet nga një komunë e cila aq shumë i ngjason qytetit të tij të lindjes Beratit, rektori Dhori Kule tha se titullin nuk e përjeton si mirënjohje personale, por edhe si mirënjohje për paraardhësit e tij në kreun e Universitetit të Tiranës. Ai ka premtuar se bashkëpunimi tani e tutje do të vazhdojë me dinamikë edhe më të madhe.
Në solemnitet ishin prezent zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Gudar Beqiraj, dekanët e 16 fakulteteve që janë në kuadër të Universitetit të Tiranës, si dhe akademikë dhe profesorë shqiptarë nga Maqedonia. Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me këtë rast evokoi kujtime nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoni. Aty ishte prezent edhe mjeshtri i epikës Shqiptare, Qerim Sula.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›