Rektori kthehet nga SHBA-te, nuk shkon ne zyre
Ndersa Universiteti "Ismail Qemali" i Vlores ka hyre ne nje "lufte" me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, studentet e rinj dje kane hyre ne diten e 8 te pritjes para dyerve te institucionit per regjistrim. Te dielen perfundoi edhe afatin e vendosur nga ministria dhe mesohet se asnje nga 500 studentet nuk eshte regjistruar per shkak se nuk kalonin mesataren nen 6-te. Dje mund te shihje grupe te rinjsh dhe prinderit qe prisnin nje reagim dhe zgjidhje per situaten e krijuar. Ata ankohen se kane 8 dite ne dyert e universitetit dhe askush nuk u jep pergjigje. Maturantet qe presin te jene pjese e auditoreve, fitues ne baze te listes se MASH-it, vijojne te presin pergjigje pozitive, ndersa refuzohen nga sekretariati per regjistrim. Ky kontingjent qe perben rreth 50 per qind te fituesve vijon te mbetet jashte dyerve te universitetit. Madje ne fundjave universiteti ka qene i mbyllur dhe nuk ka kryer asnje veprim. Megjithese dje rektori Tanush Shaskaj eshte kthyer ne Shqiperi, ai nuk eshte paraqitur ne zyre sic dhe kishte shkruar ne e-mailin e derguar nga SHBA-te ku gjendej me pushime. Studentet u shprehen se shpresat i kane tek ministri Myqerem Tafaj, i cili i ka mbeshtetur prej dites se marrjes se detyres.
O. H.
O. H.