Në vjeshtë do të shqyrtohet aplikimi i Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim të plotë në BE

Komisioni Europian do të shqyrtojë në vjeshtë aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim të plotë në BE. Gjatë një interviste mediatike, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thotë se sinjalet janë pozitive, pasi veç performancës së mirë në zgjedhje, asnjë vend i bllokut nuk ka tendencë për të bllokuar procesin. Përkundrazi, thotë ministrja Bregu, situata është edhe më optimiste sesa shpresohej në pranverë, kur qeveria jonë paraqiti aplikimin. Tashmë me daljen e raportit final të misionit që vëzhgoi zgjedhjet e 28 qershorit, vlerësimi është pozitiv dhe janë të gjitha kredencialet që vendimi të merret sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të njëjtën ditë, edhe ambasadori gjerman në vendin tonë Borchardt ka përgënjështruar disa njoftime mediatike, sikur Gjermania ishte e interesuar për ta shtyrë këtë proces. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interesin strategjik të Gjermanisë dhe të BE-së”, ka deklaruar në një deklaratë për shtyp ambasadori gjerman.
...