E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, pedagoget kunder ministrise

Vlore- Senati i Universitetit te Vlores "Ismail Qemali" dhe stafi pedagogjik i kundervihen Ministrise se Arsimit per urdhrin e fundit qe kerkon regjistrimin e rreth 500 studenteve te rinj fitues te Matures Shteterore, qe kane mesataren nen noten 6-te. Ne nje deklarate per shtyp, te publikuar edhe ne faqen e internetit te ketij institucioni, behet e ditur se stafi pedagogjik i del ne mbrojtje senatit dhe rektoratit per vendimin e mospranimit te studenteve "te dobet". Duke iu referuar ligjeve te arsimit te larte, grupi i pedagogeve, qe faktikisht nuk kane nenshkruar ne kete deklarate, ben fajtor drejtoreshen e arsimit te larte ne ministri, pasi nuk ka respektuar ligjet per te pranuar vendimin unanim te marre ne muajin maj te vitit 2008 nga senati.

"Ne institucionet e arsimit te larte, "Senati Akademik" eshte organi kolegjial vendim-marres qe percakton politikat e zhvillimit per gjithe aktivitetet e ketyre institucioneve", neni 14, pika 1", thuhet ne kete deklarate, duke argumentuar edhe vendimin e marre qe penalizon rreth 500 studente qe presin me ankth nje zgjidhje. Aty thuhet se senati i Universitetit te Vlores, qe ne muajin maj te vitit 2008, mori nje vendim per te pranuar si studente te rinj te vitit te pare, vetem ata qe kane noten mesatare te shkolles se mesme mbi 6-te, me qellimin per te rritur cilesine ne arsimim.

Me tej edhe nje argument per studentet "e dobet". "Ky staf akademik, eshte i bindur edhe nga pervoja e viteve te fundit, se nxenesit me note mesatare nen 6-te, nuk kane arritur te fitojne njohurite baze si dhe nivelin e kenaqshem per te vazhduar studimet ne universitetin tone", shkruhet ne kete deklarate te panenshkruar.

Sipas tyre, "eshte e pafalshme deklarata e drejtoreshes se Arsimit te Larte ne kete ministri, Elida Hoxha, e cila e quan te padrejte dhe te pazbatueshem vendimin e universitetit tone". Duke e quajtur nje "nxitje per kaos" deklaraten e drejtoreshes Hoxha, stafi pedagogjik i permbahet vendimit te senatit, duke mos bere asnje hap pas. Ne te kundert vjen edhe nje paralajmerim i ketij stafi. "Ju bejme me dije qe per neve nuk ka vend te punojme ne nje universitet ku neperkembet dinjiteti dhe personaliteti i Senatit dhe stafit akademik nga institucionet qendrore me urdhra arbitrare institucionale.

Ministria dhe qeveria nuk kane qene per asnje moment bashkepunuese", shkruhet ne kete deklarate publike. Ne fund thuhet se "vendimi i Senatit nuk ka qene deshire subjektive e rektorit Tanush Shaska, sic komentohet, por eshte nje vendim i marre kolegjialisht per arsye te thena me siper dhe ne menyre unanime".

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›