Rekuiem për Xhanfise Keko-n
Për të nderuar këto dy emra të njohur të kinematografisë shqiptare, në sallën e kinemasë së AQSHF u shfaqën filmat: “A..B...C..ZH” (1971) i Xhanfise Kekos dhe “Çdo vijë një vizatim”(1984), “Kolë Idromeno” (1987) të Adriana Elinit në bashkëpunim me skenaristen Shpresa Vreto dhe montazhieren Dallandyshe Baboçi. Regjisorja Donika Muçi u shpreh se regjisorja Xhanfise Keko është një nga emrat e cila është udhëhequr në punën e saj nga pasioni, dashuria dhe talenti. E kanë quajtur zonja e filmit, që vazhdon të mbetet një person i dashur për ata ish-aktorë të vegjël, tashmë të rritur, që dikur interpretuan në filmat e shumtë të regjisores Xhanfise Keko. Ajo u lind në Gjirokastër më 27 janar 1928. Kreu një kurs 2-vjecar në Moskë për montazh pranë Studios Qendrore të filmit dokumentar. Filloi punë në Kinostudio që me themelimin e saj në vitin 1952. Realizoi një sërë filmash dokumentarë, por doli në arenën e artit kryesisht nëpërmjet trajtimit emocional të temës së fëmijëve dhe botës së tyre. Fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare, sidomos me përfaqësimet në Festivalin e fëmijëve Giffoni, Itali. Adriana Elini, regjisore e filmit dokumentar, regjisore montazhi, u lind në Tiranë më mars 1937. Realizoi rreth 40 filma dokumentarë e kronikalë. Filmi “Kolë Idromeno” u nderua me çmim të tretë në Festivalin e 7-të filmit dokumentar.