Remzi Hoxha, dëshmojnë në Itali tre ish-SHIK-asit
Pas kërkesës nga autoritetet shqiptare, drejtësia italiane ka marrë në pyetje ish-punonjësin e SHISH-it, Riza Shehu. Seanca është zhvilluar më 23 qershor në Gjykatën e Trevizos në shtetin fqinj.
Shehu dyshohet se ka pasur lidhje direkte për ngjarjen, çka mund të jepte informacionin e duhur për të vërtetuar se kush është rrëmbyesi i biznesmenit maqedonas. Edhe kësaj here, ish-SHIK-asi ka dëshmuar të njëjtët të dhëna që kishte dhënë më parë për drejtësinë shqiptare, çka sipas organeve të hetimit, është një informacion tejet i rëndësishëm për këtë proces.
Ndërkohë, po në Itali, janë edhe dy dëshmi të tjera nga ish-punonjësit të Shërbimit Sekret në Vain të Lezhës. Gjatë së shtunës kanë dëshmuar Gjok dhe Flora Hasanaj, bashkëshortë dhe punonjësit të Shërbimit Informativ gjatë kohës që u zhduk biznesmeni Remi Hoxha më 1995.
Tre ish-punonjës të SHIK-ut, si Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros dhe Avni Koldashi, dyshohet se kanë rrëmbyer, torturuar dhe vrarë biznesmenin shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.