E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama lë G20-ën, ndjek SHBA-Gana

TORONTO-I ndodhur në Toronto të Kanadasë për Samitin e G-20-ës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka mundur të shkëputet pak nga impenjimet politike për të ndjekur ndeshjen kundër Ganës. Futbolli në Amerikë është kthyer në një pasion të ri për njerëzit dhe Obama nuk ka dashur të humbë shansin për të bërë tifozllëk për skuadrën e drejtuar nga Bob Bredli. Këtë herë megjithatë mbështetja nuk ka qenë e mjaftueshme, sepse SHBA-ja u eliminua nga Gana në kohën shtesë. Por, pavarësisht kësaj, performanca e amerikanëve në Kupën e Botës ka qenë më shumë se e suksesshme, ndërsa ata treguan një shpirt të lart gare, duke i bërë të gjithë të besojnë tek futbolli, një lojë që dikur quhej sport emigrantësh. Për të ndjekur ndeshjen mes SHBA-së dhe Ganës, në stadium nuk ka munguar edhe ish-presidenti Bill Klinton.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›