Nik Xhelilaj, aktori më i mirë nëFestivalin e Moskës
MOSKE-Filmi "Shqiptari" i regjisorit gjerman Johannes Naber, ka marrë dy vlerësime në Festivalin e Filmit në Moskë, festival i cili këtë vit është në edicionin e tij të 32-të. Me çmimin "Aktori më i mirë" është vlerësuar aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka marrë kupën "Silver George", për rolin e tij tek filmi "The Albanian" (Shqiptari). Po i njëjti film mori në këtë festival edhe një çmim special nga juria, duke marrë edhe kupën e dytë në këtë festival dje.
"Shqiptari", filmi i realizuar si bashkëprodhim shqiptaro-gjerman, ende pa u shfaqur premierë në Tiranë, ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen në disa festivale të rëndësishme. Pak muaj më parë, regjisori gjerman, Johannes Naber, e xhiroi atë në territorin shqiptar. "Shqiptari" i cili sapo konkurroi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, më 28 qershor dhe 1 korrik do të konkurrojë në Festivalin e Filmit në Mynih, në seksionin e "New German Cinema" ("Kinemaja e re gjermane"), ndërsa më 5 korrik do të shfaqet në një festival tjetër të rëndësishëm, "Karlovy Vary International Film Festival", në kategorinë "East of the West".
Konkurrimet vazhdojnë me "Pri Film Fest" në Prishtinë dhe më 3-12 dhjetor 2010 në edicionin e 51-të të "Thessaloniki International Film Festival". Filmi, një projekt i mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinemato-grafike, trajton temën e një shqiptari emigrant, një histori e shkruar nga Andeta Spahivogli dhe vetë Naber. I riu emigron për të siguruar një shumë parash, që të martohet me Etlevën, vajzën që do. Personazhet interpretohen nga një kast aktorësh shqiptarë e të huaj si: Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Vasillaq Godo, Hazir Haziri, Eva Löbau, André Hennicke, Tomek Nowicki, Young-Shin Kim, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda.
(d.b/GSH/BalkanWeb)