E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Remzi Hoxha", pritet dëshmia e gruas dhe djalit

Tiranë- Gruaja dhe djali i Remzi Hoxhës do të dëshmojnë seancën e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ngjarjen dhe detajet rreth zhdukjes së tij, vite më parë.

Vendimi është marrë në seancën e sotme, në ngarkim të Arben Sefgjinit, Avni Koldashit dhe Ilir Kumbaros, ku ka qenë radha e mbrojtjes për të bërë deklaratat e tyre.

Pasi kanë folur avokatët mbrojtës është pranuar që të merren në shqyrtim provat që do të sjelli pala mbrojtëse për klientët e tyre në lidhje me çështjen “Remzi Hoxha”.

Ndërkohë prokuroria nga ana e saj paraqiti si kërkesë të liheshin për të dëshmuar dëshmitarët. Kërkesë që u pranua nga ana e gjykatës.

Kështu radhën tjetër, do të vijnë për të dëshmuar, Sefdije dhe Ardian Hoxha, gruaja dhe djali i Remzi Hoxhës.

Avokati mbrojtës i Sefgjinit tha ato që kishte deklaruar edhe më parë, duke pretenduar se dojsa që po hetohet u rihap për shkak të lojërave politike dhe se prokuroria nuk ka asnjë provë në ngarkim të klientit të tij.

Vetë Koldashi ka bërë një deklaratë ku ka thënë se është i pafajshëm, nuk ka torturuar njeri dhe ka zbatuar vetëm urdhrin.

Sefgjini, Koldashi, Meçe akuzohen për përfshirjen në zhdukjen e biznesmentit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›