E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski pritet të rikthehet në krye të LSDM-së

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski pritet që të rikthehet në kreun e partisë së tij Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë(LSDM). Lajmin e ka dhënë sot gazeta Nova Makedonija.

Sipas kësaj gazete, Cervenkovski sërish do të zgjidhet kryetar i LSDM-së dhe do të konsolidojë radhët e saj në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

Nova Makedonija shkruan gjithashtu se presidenti pasi që ka konfirmuar moskandidimin për president të vendit, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm mund të jap dorëheqje nga posti i presidentit dhe të rikandidohet për lider partiak tek socialdemokratët maqedonas.

Në rast të dorëheqjes së tij nga posti i presidentit, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski do të kryej detyrën e presidentit deri në zgjedhjet e reja.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›