E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renault, Briatore e Symonds japin dorëheqjen

Flavio Briatore dhe Pat Symmonds kanë dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë publik nëpërmjet një deklarate zyrtare të skuderisë Renault. Dorëheqja e tyre vjen pas skandalit të garës së Singaporit ku dyshohet se ata kanë urdhëruar Piquet Jr të përplaset për të favorizuar shokun e skuadrës, Fernando Alonso. "Skuderia Renault nuk do kundërshtojë akuzat e FIA-s në lidhje me çmimin e madh të Singaporit në vitin 2008 dhe dëshirojme të informojmë se Flavio Briatore e Pat Symonds kanë dhënë dorëheqjen", thuhet në deklaratën zyrtare të skuderisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›