E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith:Gati themelimi i 4 komunave të reja

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka bërë të ditur se tre komunat e reja të Kosovës dhe një komunë e zgjeruar janë shumë pranë themelimit. Feith pohon se përgatitjet në komunat e reja, Gracanicë, Kllokot-Verbovc, Ranillug dhe komunën e zgjeruar të Novobordës, po vazhdojnë. " Kam informuar Presidentin e Republikës së Kosovës se në këto tri komuna të reja dhe një komunë e zgjeruar do të jenë funksionale pas zgjedhjeve të 15 nëntorit 2009. Themelimi i këtyre komunave të reja është një hap i rëndësishëm në realizimin e të drejtave për komunitetin serb të Kosovës dhe integrimin e tyre në një sistem të vetëm të qeverisjes lokale në Kosovë", tha ai. Më tej, Faith shtoi se "Këto komuna do të gëzojnë kompetenca të njëjta si të gjitha komunat e tjera në Kosovë dhe do të marrin përsipër disa kompetenca të zgjeruara përfshirë mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe emërimin e komandantëve lokalë të policisë", theksoi Feith. Në vijim ai shtoi se shpreson që integrimi i banorëve të këtyre komunave në jetën e vendit të jetë sa më i shpejtë. "Pres përparim të madh në vazhdimin e procesit të decentralizimit në Partesh dhe në Mitrovicën Veriore ku, për shkak të shkallës së përgatitjeve zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit 2009", përfundon përfaqësuesi ndërkombëtar në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›