Wenger i kënaqur që ka në dispozicion Eduardon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer që ka në dispozicion Eduardon në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër Standard Liege.Eduardo fillimisht u dënua me dy ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve për shkak të 'mashtrimit' për të fituar penalltinë në ndeshjen kualifikuese për këtë garë ndaj Celtic, por ankesa e tij gjeti mirëkuptim dhe UEFA hoqi ndëshkimin ndaj tij.
"Jam shumë i lumtur që e kemi sërish Eduardon, pasi kemi shumë lojtarë ofensiv të cilët janë jashtë fushe. Ishte një befasi e mirë, mund të them", ka thënë francezi.
"Jam shumë i lumtur që e kemi sërish Eduardon, pasi kemi shumë lojtarë ofensiv të cilët janë jashtë fushe. Ishte një befasi e mirë, mund të them", ka thënë francezi.