E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes: Nuk bëmë paraqitje të mirë

Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, është i kënaqur pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve përballë Besiktas.United arriti golin e fitores vetëm në minutën e 77-të me anë të Paul Scholes.
"Nuk mendoj se ishte ndeshja jonë më e mirë, por fitorja është fitore. Turqia është një vend i vështirë për të udhëtuar dhe Besiktas ishte një ekip i mirë me një publik të mirë prapa tyre", ka thënë pas ndeshjes autori i golit të fitores.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›