Rëndësia e kohës së tashme
Nga Doriana Metollari
Nëse ke pastruar shtëpinë, me siguri e ke bërë për ta ndjerë veten më komod brenda saj. A e dini se dhe truri duhet pastruar për të jetuar më mirë ? Ju them ta pastroni, jo ta mbyllni me antidepresiv dhe as të përpiqeni të harroni, por ti prisni një herë e mirë fijet e rënda që ju shoqërojnë gjatë ditës në formën e kujtimeve të shkurtra që nuk duan të ikin derisa ju pushtojnë të gjitha orët e ditëve, ndoshta dhe të natës.
Kthehuni pak nga pasqyra. Shikojeni mire veten. Keni provuar të merrni ndonjë vendim me të ? Me siguri që po. A ju ka ndodhur t’i riktheni prapë vendimit ? Me siguri që po. D.m.th nuk i keni qene besnik vetvetes. Pa merak, kam qenë dhe unë disa herë, ndodh kur nuk përqendrohuni tek ajo që po jetoni dhe si rrjedhojë kur s’arrini dot tek momenti që ju ndalon para syve për të bërë kthesën e madhe, prandaj silleni vazhdimisht rreth të njëjtës rutinë.
Flas për ato tundimet e ditës, të cilave duhet ti thuash (jo!) dhe të ktheni sytë nga ajo që është më e drejtë për t’u bërë. Momenti për të vendosur, vjen për të gjithë, rëndësi ta kapësh. Kur ndalon brenda jush e dini mirë se çfarë do, e thotë instinkti yt.
Një fjali e shkruar qartë mund tju ndihmojë. Po, një fjali sipër një fletë të bardhë, e shkruar nga ju dhe e lënë mënjanë. Jo për të bërë punë rutinë, por për ta parë çdo ditë dhe për ta përpunuar çdo sekondë derisa ta bëni tuajën. Nëse ju duket se është betejë e humbur, binduni se kthimi pas është dhe me i keq. Këtë herë duhet ta pastroni vërtet (trurin tuaj) nga “mbeturina”.
Lëreni të hapur, nuk është betejë e humbur, e humbur bëhet kur mendon të kundërtën. Lexues, nëse vërtet ke një listë të gjitha atyre gjërave që nuk do t’i ktheheni më, është mirë ta filloni me këtë. Mendo për momentin që po jeton. Hapi dritaret jetës të rrjedhë lirisht drejt jush derisa një ditë do ta kuptoni se ka ardhur koha të bëni kthesën e dytë, të tretë dhe kështu me radhë derisa jeta juaj tju zbulojë të gjitha qëllimet që ka për ty.