Shqipëri - Greqi, detyrimi për bashkëpunim
Disa ditë më parë, pa marrë leje tek autoritetet shqiptare, u shfaq në Himarë deputeti Kristo Papa, i partisë neo-naziste “Hrisi Avgji”. Si arvanit që është, ai di ta përkthejë se nga vjen dhe emri i Partisë së tij. Nuk është i pari që vjen në Himarë, pa asnjë leje nga autoritetet shqiptare, me flamuj të partisë, shoqëruar nga dhjetëra të paguar nga Kisha Ortodokse Greke që i ka ngelur ora në kohën e Bizantit dhe në Moskë. Dhe ky u bë trim në Himarë dhe bëri thirrje se ka ardhur koha të çlirojmë Epirin. Këtë fanfare unë e kam dëgjuar nga njëzet vjet. Por nuk kam dëgjuar që ndonjë deputet shqiptar të shkojë kudo në Republikën e Greqisë dhe të mbajë fjalim se ka ardhur koha të çlirojmë tokat shqiptare që i mori dhuratë Greqia njëqind vjet më parë. Ky trim, ashtu si dhe trimat e tjerë që armatosen me para nga Kisha ortodokse greke, që e mban kokën në Moskë, po të dëgjojë deputetin shqiptar të flasë kështu e të thotë se Shqipëria do kërkojë ndryshimin e marrëveshjeve që u bënë në prag të Luftës së Parë Botërore nga Europa dhe Rusia për t’i lënë 50 mijë km katrorë të tokave shqiptare në Mbretërinë Serbe dhe në Mbretërinë greke, nuk do dinte të gjente vend të futej, përveç se në ndonjë kishë ortodokse, jo në Peloponez e rrethinat e Athinës, por rreth malit Atos, ku në shekuj janë gatuar plane të errëta kundër arvanitëve, që bënë Greqinë e pavarur nga perandoria osmane. Por deputetet shqiptarë, jo se nuk janë trima, por i përkasin një race të pastërt e bujare, siç janë arvanitët në Greqi, nuk mund ta dëmtojnë fqinjin, sepse as të parët e tij nuk e kanë dëmtuar ndonjëherë. Historia flet ndryshe. Deputeti shqiptar dëgjoi dhe të paguarit në përvjetorin e dytë të vdekjes aksidentale të Aristotel Gumes, në krah të Kristo Papës, që betoheshin se janë grekë e do çlirojnë Himarën. Himara është shqiptare, që kur nuk ishin formuar qytet-shtetet në Greqinë e sotme. Dhe ata qyqarë janë shqiptarë, kanë mësuar greqishten nga të parët e tyre që tregtonin e hynin në marrëdhënie të llojeve të ndryshme deri tek luftërat, bile dhe në shërbim të mbretërive të ndryshme. Priftërinjtë e tyre, por dhe të afërmit e vjetër e dinë se, jo më shumë se njëqind e shtatëdhjetë vjet më parë pothuajse në gjithë territorin që sot emërohet Greqi, flitej shqip, sa që Parlamenti i parë mori urdhër nga Rusia e Kisha Ortodokse në Stamboll që të flitej gjuha greke. Trimat që konsiderohen sot heronj në vendin fqinj ishin shqiptarë dhe ranë për pavarësinë e vendit fqinj. Ja kujtuam këtë këtij trimi, por dhe trimave të tjerë, që, vijnë herë pas herë, të paguar nga Kisha Ortodokse, pasi ka gati dy shekuj që merret me politikën e shtetit, se në Shqipëri nuk është zhvilluar urrejtja ndaj tyre. Në Shqipëri nuk ka parti reaksionare nacionaliste-bizantine, që ka në program zgjerim territoresh, në Shqipëri ekziston tolerancë fetare dhe shqiptarët mburren për këtë, siç mburren për virtytet e tyre, për gjuhën e tyre të lashtë, siç mburren se i kanë dhënë shumë filozofisë së sotme që ekziston si bazë e demokracisë në Europë e gjetkë. Shqiptarët nuk e kanë falsifikuar historinë e tyre të lashtë, nuk kanë prishur arkivat e kishave ortodokse në Republikën e Greqisë, apo të një kishë tjetër( siç ka bërë kisha greke kundër kishës shqiptare), nuk kanë denigruar dhe nuk kanë bërë aleanca me shtete tjera ortodokse kundër vendit fqinj, nga vijnë këta trima.
Shqiptarët, që kur fituan pavarësinë nuk i kanë keqtrajtuar minoritetet, edhe pse ata janë minoritete gjuhësore, përkundrazi i kanë trajtuar si veten e tyre, i kanë kudo në administratë, në parlament, në qeveri pa asnjë dallim. Europa nuk e ka arritur akoma standardin që ka krijuar Shqipëria për këta minoritarë. Dhe kjo vjen se historia ka qenë e përbashkët: shqiptarët nën perandorinë osmane sundonin, por nuk e keqtrajtuan kishën ortodokse edhe pse në mesin e shekullit 17 Perandorisë Osmane iu imponua ruajtja e kishave, e shkollave në gjuhën greke. Shqiptarët vuajtën vetë e mbrojtën këtë pasuri të përbashkët, pasi ortodokse kishte dhe shqiptarë, jo vetëm tregtarë që vinin nga Azia dhe zinin vend qëndrimi në rrethinat e Athinës, Selanikut, në Peloponez, ku kishte fare pak që flisnin greqisht; edhe pse drejtonin si vezirë( kryeministra shqiptarë, më shumë se turq, gjatë perandorisë osmane) nuk sulmuan kurrë, por i mbrojtën, nuk mbrojtën shkollat në gjuhën shqipe, bile nuk i ngritën fare, pasi perandoria i njihte myslimanë, siç njihte Bizanti ortodoksët si grekë dhe nuk i lejonte shkollat shqipe, siç nuk i lejonte dhe kisha ortodokse e quajtur greke. Por në territoret e vendit fqinj ortodoksët shqiptarë, deri sa u arrit pavarësia bashkëpunuan me kishën ortodokse të vendit fqinj. Pas pavarësisë popullsia shqiptare ortodokse u detyrua të pranonte ortodoksinë e quajtur grekë, pasi ishte Rusia, Franca e disa fuqi që garantonin këtë pavarësi që u arrit kryesisht nga minimi i perandorisë osmane dhe nga shqiptarët që drejtonin. Këto i dinë historianët grekë e mund t’i thonë, në se i lejon kisha ortodokse greke.
Kushdo që ka durim nga lexuesit tanë, mund të shkojë në arkivat e vendeve fqinje me Republikën e Greqisë dhe do të shohin se si u trajtuan arvanitët e shqiptarët në Greqi pas pavarësisë, pas Luftës së Parë e Luftës së Dytë botërore, si u dërguan si myslimanë në Turqi, deri sa përzunë me forcën e armëve, duke kryer genocide kundër popullsisë shqiptare në rrethinat e Selanikut, në rrethinat e Veriut të Greqisë, në rrethinat e Atikes, Peloponez dhe të Çamërisë. Deri më 1924 në rrethet e Veriut dhe Selanikut vetëm kishte toka të shqiptarëve më shumë se të çifutevë e të atyre që quheshin grekë. Popullsinë ortodokse të Çamërisë e detyruan të pranonte ortodoksinë greke, ndërsa atë myslimane e përzunë në Turqi dhe më vonë në Shqipëri, gjoja si bashkëpunëtore të nazizmit, kur shqiptarët e arvanitët përbënin shumicën e çetave partizane greke. Shkoni sot e flisni me arvanitët atje. Zor që e flasin gjuhën shqipe më. Nuk ka e nuk ka patur as shtyp as shkolla shqip për ata. Asnjë qeveri greke nuk plotësoi detyrimet ndërkombëtare ndaj minoritetit shqiptar në territoret e zgjeruara të këtij vendi, bile sot na thonë se në Greqi nuk ka minoritete. Kushdo që hyn për të punuar a jetuar, i ndërrohet emri dhe detyrohet të bëhet ortodoks grek edhe sot. Shqipëria e mirë trajtoi minoritetin e gjuhës greke. Nuk ka tentuar kurrë t’ia ndryshojë fenë e gjuhën, nuk ka tentuar ta shfarosë e dëbojë, bile i ka dhënë dhe toka në pronësi, ndonëse shumica e tyre ishin punëtorë të të pasurve shqiptare. Edhe mbreti Zogu i Parë i njohu të drejtat e këtyre minoritarëve gjuhësorë dhe u hapi shkolla shqipe. Por atëherë kur përpiqej ndonjë të bënte reaksion kundër shqiptarëve, paguhej me të njëjtën monedhë nga pala shqiptare dhe grekët trima rrinin urtë.
***
Ia kujtojmë këtyre trimave këto anë të historisë, që t’i thërrasin mendjes, të mos vazhdojnë me të provokojnë shqiptarët. Shqiptarët janë i vetmi komb që flet gjuhën e vet të vjetër, gjuhën hyjnore që flisnin zotat e Olimpit, që e shkruan dhe Homeri i lashtë. Le ta kthejnë vëmendjen nga gjuha e vjetër greke, që falë priftërinjeve të malit Atos, që përpunuan gjuhën e re greke, lanë akoma rrënjë të përbashkëta. Në këto troje që sot është Greqi kanë jetuar bashkë fiset shqiptare e fiset greke. Janë dy popuj që nuk ndahen dot, edhe pse kisha ortodokse, e ushqyer në shekuj nga Rusia kërkon të bëjë çdo gjë të sajën e të shuaj jo vetëm historinë, por dhe gjuhën e racën shqiptare. Por kjo racë shqiptare është hyjnore, nuk shuhet dot, ajo edhe pse e cunguar nga vendet fqinje, me vullnet të Europës së vjetër, prosperon, ecën me vëmendje përpara, duke përmirësuar ekonominë e varfër dhe do jetë një nga popujt më në zë jo vetëm në Ballkan, por dhe në Europë. Raca shqiptare është punëtore, inteligjente, aktive, e pamposhtur edhe pse e varfër. Në se kjo Europë e re, t’i kishte dhënë Shqipërisë këto 20 vjet 150 miliardë dollarë, disi më pak se gjysma e parave që i dha Greqisë si borxh, Shqipëria do ishte vendi me ekonomi si e Danimarkës dhe Holandës dhe Jugu i Ballkanit nuk do kishte njohur luftëra e shkatërrime dhe nuk do i kishte krijuar dhimbje koke të vazhdueshme Europës, siç i ka krijuar nga 20 vjet Greqia dhe po i krijon tmerre tani. Europa e futi në BE këtë vend fqinj, duke menduar se po e largon nga Rusia, pasi Shqipëria ishte e varfër dhe sapo e dalë nga diktatura e nuk shkonte më me Rusinë. Por kisha ortodokse e këtij vendi fqinj nuk largohet dot nga Moska dhe e detyron çdo qeveri në Greqi të mbajë lidhje dyfishe. Lexuesi ka plot të dhëna për këtë, ne sa vetëm i kujtojmë këto. Janë të njohura përpjekjet e kishës ortodokse serbe dhe asaj greke për të mbytur racën shqiptare. Qeveritë e këtyre dy vendeve janë detyruar të ndjekin kishën ortodokse të drejtuar nga Moska, ka vite që Stambolli bën vetëm lidhjen shpirtërore që me të cilën duhet të merret në fakt kisha ortodokse. Kemi thënë dhe në shkrimin para disa ditësh në këtë Gazetë, se kjo kishë merret me politikë më shumë se qeveritë e këtyre dy vendeve dhe janë shkaktarët e vetëm dhe kryesorë që i japin jetë nacionalizmave, radikalizmave, urrejtjes ndaj popujve të tjerë, nxitjes së gjakderdhjes e veprimeve jo njerëzore që nuk i shërbejnë paqes, zhvillimit të jetës dhe progresit të shoqërive të vendeve të Ballkanit dhe të Shqipërisë. Besoj se askush nuk harron se Karaxhixh, që nga Haga i bën thirrje njeriut të mirë Papulias që të shkojë atje e të dëshmojë se Karaxhixh nuk ka dhënë urdhër për të shkatërruar tesutin e popullit boshnjak. Këto gjëra nuk harrohen lehtë dhe na i kujton këto ditë dhe trimi arvanit, i shitur te kjo kishë e vjen te kisha shqiptare të bëjë rite kundër etnisë shqiptare. Këtë nuk do e lejonin në Greqi. Nuk do lejonin që një deputet shqiptar të bënte të njëjtën gjë, për qindra shqiptarë që janë vrarë e torturuar nga huliganët, kriminelët e policët e shtetit fqinj. Ne i përmendim këto që të mos i harrojnë e t’i mbajnë parasysh, pasi shqiptarët nuk harrojnë lehtë. Së paku ju trima pasi vini kështu e pa të drejtë tek kisha shqiptare ortodokse, bëni mirë të njoftoni dhe Brukselin për veprat e papranueshme nga ana njerëzore që bëni vazhdimisht në tokën shqiptare, pasi ju keni demokraci e institucione demokratike, të cilat sipas Brukselit, Shqipëria nuk i paska plotësuar akoma. Brukseli do zgjohej nga gjumi në se policia shqiptare do kishte vënë në listat e zeza jo vetëm këtë trim, por dhe trimat tjerë të kësaj partie, që bëhen të fortë në Greqi, se kanë në mbrojtje kishën ortodokse greke. Këta trima vijnë e hapur nxisin luftëra, pra përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. Policia shqiptare lehtë mund t’i vejë në listat e zeza, që të mos hyjnë në territorin shqiptar më. Përkundrazi atë që nuk bëri policia shqiptare e bëri ajo grek, që konsideron rrezik kombëtar për shtetin grek, gazetarin e talentuar të TV “Top Channel”, Marin Mema, tre gjyqtarët e Gjykatës së Korçës se dënuan një vit një mjeran që kishte marrë para nga kisha ortodokse greke për të zhvarrosur eshtrat e shqiptarëve e t’i konsideronte greke në një varr tjetër, siç bëri prifti i Kosines, që gjeti eshtra grash e fëmijësh për t’i çuar në varret e varrezave gjoja të ushtarëve grekë në afërsi të Përmetit. Kjo kishë nxit pasiguri në Shqipëri, jep para për njerëz të blerë te shoqata “Omonia” për të regjistruar brenda shtetit shqiptar sa njerëz që flasin greqisht. Tani në Shqipëri flasin më se 600 mijë vetë greqisht, pasi kanë emigruar atje. Ndoshta këtyre trimave të kishës u duhet bërë e njëjta lojë, në se e pëlqen këtë Brukseli. Qeveria e kisha shqiptare të paguaj nja njëqind vetë të shkojnë e të regjistrojnë sa arvanitë ka sot në Greqi, sa çam ka sot në Greqi, sa arvanitë janë kthyer nga frika e kishës në grekë, pasi kjo kishë atje është me reaksionarë se çdo parti komuniste, që nuk lejonte njeri të fliste, pa marrë leje nga ajo. Le të guxojë kush sot në Greqi e të thotë një fjalë kundër priftërinjve të kësaj kishe, që ka pasuri të panumërta e nuk tatohet nga shteti, ndonëse vendi është në greminë ekonomike e njerëzit e varfër vuajnë se nuk e kanë të sigurt të nesërmen. Dhe këta priftërinj i paguan taksapaguesi grek, që po varfërohet dhe ata janë gati një milion. Së paku për këta priftërinj kjo ishe të mos merren më me politikë, se janë bërë si parti politike, por të merren me vlerat e fesë ortodokse për të ngritur shpirtin njerëzor dhe paqen midis popujve. A do lejonte Brukseli një kishë politike të bënte regjistrime të tilla në vendet e BE-së.
Shqipëria e kisha ortodokse shqiptare nuk e ka bërë, jo pse në krye të kishës sonë është Janullatos, për të cilin do të flas në librin që po shkruaj për punën time si ambasador në Greqi para 20 vitesh, por sepse qeveria shqiptare, sot kjo e PD e dje ajo e PS, kanë patur kujdes të zhvillojnë marrëdhënie miqësore me fqinjët e Jugut, siç kanë bërë e po bëjnë me Serbinë, që nuk meriton aq kujdes nga Shqipëria. Greqia ka marrëdhënie shumë miqësore me Serbinë e ndihmon këtë shtet direkt e në Bruksel, që pushteti paralel serb të mos hiqet nga Veriu dhe nxit me imponim që të barazohet çështja e minoritetit serb në Veri të Kosovës me minoritetin grekfolës në Shqipëri. Vazhdojnë me megaloidenë për zgjerime të reja territoriale si në kohën e Venizellos, që i paguante para Kryeministrit të Francës, që të zgjerohej harta e territoreve që do i jepeshin Greqisë në Konferencën e ashtuqujtur të paqes së Parisit, që vetëm paqe nuk la pas. Flasin për Vorio-Epir, kur i gjithë Epiri historikisht nuk ka qenë kurrë grek, pasi banohej që nga lashtësia kur nuk kishte helene( dhe të lënë-kështu thirreshin nga malësoret shqiptare që shkonin shpesh në trojet e Peloponezit, Atikës, etj). Ky trimi Kristo kësaj herë deklaroi, në se shtypi është korrekt, se ka ardhur koha për gjithë Epirin. Unë jam dakord ta shkëpusim Epirin nga Greqia sepse nuk i ka përkitur asnjëherë, që nga Bizanti, që kish pushtuar territore të kombeve të ndryshme e nuk mbante kufij. Nuk bëhet fjalë për lashtësinë tashmë. Edhe ky trimi që ishte në Himarë nuk ka lexuar lashtësinë e autorët e lashtë, pasi në Greqi nuk mësohet me greqishtja e vjetër, vetëm sepse ajo ka rrënjë të fjalëve shqipe.
Tani na janë bërë trima sepse kanë mësuar se qeveritë demokratike në Tiranë janë të vëmendshme të plotësojnë kriteret e integrimit në BE dhe duket i konsiderojnë këta trima të padëmshëm. Ka patur shumë trima të tillë që kanë ardhur dhe me armë që nga 1914 e deri kur u krye genocidi kundër çamëve myslimanë. Disa nga ata shpallnin dhe autonomi të tokave shqiptare, por sapo u kujtohej nga Europa për territoret e dhuruara padrejtësisht, qeveritë e drejtuara nga kisha ortodokse, i tërhiqnin menjëherë këta lloj trimash të paguar, që jetonin vetëm me paratë e marra nga kisha. Këta trima mendojnë se nga që qeveria shqiptare është e angazhuar me integrimin europian e nuk do ta prishë me shtetin mik nga ku pret aprovim se janë arritur standardet për në BE, mendojnë të përfitojnë. Kështu kanë disa vjet që bëjnë në Himarë, në rrethinat e Gjirokastrës, Korçës, Tepelenës ( siç është rasti i Kosinës, ku prifti paguhej nga kisha ortodokse e shtetit fqinj).
Kështu nuk ndërtohen marrëdhëniet midis shteteve. Marrëdhëniet midis shteteve, sidomos ato fqinjë, janë të detyrueshme të jenë reciproke, dashamirëse, ndihmëse të njëra-tjetrës, partnere për probleme jetësore midis dy këndeve dhe bashkëpunuese për qëndrime të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, aq më shumë kur të dy vendet janë anëtare të NATO-s. Asnjë qeveri, sado e dobët që të jetë e sado vështirësi të ketë të merret me kishën, pasi ajo në vetvete është parti politike e fuqishme e rrëzon çdo lloj qeverie që nuk i bindet disi, nuk mund ta lejojë atë të bëjë politikë me asnjë vend e jo më me vendin fqinj me të cilin marrëdhëniet duhet të jenë bashkëpunuese në çdo drejtim dhe shembull për vendet tjera. Në se ndonjë qeveri ka borxhe të fshehta, apo është e lidhur me një a tjetër fuqi, apo me kompani të vendeve të tjera që e detyrojnë të veprojë sipas interesave të të tjerëve, atëherë midis dy shteteve fqinjë nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
Çuditërisht midis qeverisë së Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë, që para pesëmbëdhjetë vjetësh është nënshkruar një traktat miqësie e bashkëpunimi. Por duket ky traktat nuk funksionon, se veprimet e njërës palë, që nxit elemente diversive në territorin e shtetit tjetër, në mënyrë të natyrshme do të bëjnë që të reagohet shkallë shkallë e në kët rast askush nuk ka të drejtë të ankohet në shtyp apo me deklarata se marrëdhëniet nuk janë siç duhet të jenë këto vitet e fundit. Nuk ka si të jenë të mira kur njëra palë kërkon t’i imponohet palës tjetër. Imponim është përsëritja e vazhdueshme në institucionet europiane se Shqipëria nuk po respekton minoritetet, kur minoritetet në Shqipëri kanë më shumë të drejta e mundësi se në çdo vend tjetër Europian, imponim është kur nxitet “Omonia” të veprojë për një census të dytë, duke shkelur hapur ligjet e vendit e askush nga Prokuroria e vendit nuk e vë para veprës penale, pasi në fund të fundit kjo i bën dëm minoritetit e marrëdhënieve midis dy vendeve. Imponim është kushti që i ishte vënë qeverisë shqiptare të bënte disa varreza për ushtarët grekë( kur dihet se ranë disa dhjetëra ushtarë grekë gjatë luftës italo-grekë në kufi të Shqipërisë, kur Shqipëria ishte e pushtuar e nuk kishte sovranitet) dhe në se nuk do bëheshin këto nuk do të firmosej nga qeveria greke marrëveshja e asocim-stabilizimit të Shqipërisë me BE. Imponim është mbajtja e mos deklarimi në parlamentin grek të ligjit të luftës me Shqipërinë edhe pse këtë luftë nuk e ka bërë Shqipëria, pra është një anomali ( ka dhe një traktat miqësie ndaj dy vendeve) e Brukseli nuk vështron aspak. Përkundrazi Europa i ka lënë hapësirë Greqisë të merret ajo me investitorët që duhet të investojnë në Shqipëri, bile Greqia duhej të luante rol të madh për krijimin e një klime bashkëpunimi ekonomik, njerëzor, kulturor midis vendeve të Ballkanit. Dhe Greqia akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Çfarë qëndrimi është ky? Dashamirës nuk është, por imponues. Me këtë qëndrim, Greqia nuk mund të pretendojë për marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Imponim ishte dhe marrëveshja që bëri me Shqipërinë për ndarjen e shelfit e zonës ekonomike detare, pasi nuk ka të drejtë ndërkombëtare të detit që njeh shelf e zonë ekonomike tek një ishull a grup ishujsh të pabanuar. Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta anuluar këtë marrëveshje të pabarabartë që zgjeronte në mënyrë të njëanshme shelfin Greqisë, duke ia marrë Shqipërisë afër bregut të saj, shumë afër Himarës, qarqe greke vazhdonin të njëjtin avaz se për ta marrëveshja është, bile tentuan të ndalonin dhe peshkarexhat shqiptare të peshkonin në mesin e kanalit të Korfuzit. Bile në ndonjë gazetë e televizion grek flitej se ishin të gatshëm të hynin dhe në luftë. Çudi si nuk u dëgjua zëri i tyre, pasi do ishte bërë mirë që Greqia të hynte në luftë me Shqipërinë, pa pritur hartimin e një marrëveshjeje të re, ku interesat e barabarta duhet të privalojnë dhe bashkëpunimi në të ardhmen në këtë zonë duhet të garantohet në marrëveshjen që do bëhet nga e para. Imponim ishte lidhja e kësaj marrëveshjeje me pëlqimin që do jepte Greqia për plotësimin e kritereve nga Shqipëria për t’u bërë vend kandidat i BE-së. Shqipërisë i kërkohen qiqra në hell në 12 standardet e tjera, pasi Shqipëria nuk ka më shumë evazion fiskal sa ka Greqia vend anëtar dhe Serbia, që u pranua vend Kandidat, vetëm e vetëm të mos afrohej me Rusinë ( Serbia do jetë po afër Serbisë si Greqia, pasi i bashkon dhe kisha ortodokse), nuk ka më shumë korrupsion se këto dy shtete( shihni shtypin gjerman çfarë shkruan për këto dy shtete- shtypi ynë duhet të pasqyrojë dhe çfarë ndodh në Europë e jo të merret gjithë ditën me këtë e atë vrasje, sikur Shqipëria është vend vetëm i vrasjeve), nuk ka më pak shtet ligjor se këto dy shtete, nuk ka më pak institucione të pavarura se këto dy shtete, etj, etj. Do ta vazhdonim gjatë listën, pasi lexuesi duhet të vejë re se çfarë imponimi na bëhet. Si mund të pretendohet për fqinjësi të mirë, kur nxitet klima e urrejtjes dhe e imponimit me çdo kusht, deri në sfidë për të ardhmen e pavarur të Shqipërisë, Brukseli dhe opinioni nuk duhet e nuk kanë për ta harruar se si u sollën si bisha policët grekë në afërsi të Korfuzit më prokurorin e anti-mafias italian vetëm se ai zbaton të drejtën e detit, mbajti flamur shqiptar në anije se vinte nga deti i Shqipërisë. Brukseli e opinioni ynë e ai europian nuk ka e nuk mundet të harrojë këngët e marshimit të togave ushtarake greke, mbushur me urrejtje shtazore kundër popullit mik shqiptar, me të cilin ka rrënjë të përbashkëta. Akoma në repartet ushtarake të Republikës së Greqisë ka vargje të betimit të ushtareve kundër popullit shqiptar. Nxitet urrejtja tek të rinjtë grekë. Me imponime e klima që nxit urrejtje nuk mund të këtë marrëdhënieve të mira midis dy shteteve, edhe pse ka një traktat miqësie midis tyre, por ka dhe një ligj të njëanshëm luftë. Dy ministrat e rinj të punëve të Jashtme kanë detyrë të vështirë të largojnë këto imponime të vazhdueshme e pastaj të punojnë për marrëdhënie të mira, e të bashkëpunojnë që këtë vit Shqipëria të bëhet vend kandidat. Kjo duhet të ndodhë, se ndryshe përse kërkohet integrimi në BE nga shqiptarët. Integrimi në BE mund të mbesë vetëm një synim e dëshirë për shqiptarët në se vazhdohet t’i kërkohet njëqind herë më shumë standard që nuk e ka sot as Greqia dhe as Serbia. Kjo do ta pengojë ecurinë ekonomike e përmirësimin e jetës në Shqipëri, por Shqipëria është në NATO dhe është në miqësi të ngushtë me SHBA, që duhet të zgjohen me shumë e ta drejtojnë edhe kapitalin e tyre nga Shqipëria që ka 300 ditë në vit me diell. Shqipëria dhe Kosova tashmë kanë një forcë më të madhe e mundësi më të mëdha zhvillimi ekonomik. Kjo nuk duhet të trembë fqinjin jugor, pasi tek shqiptarët mendohet se grekët janë një racë e një faqe me shqiptarët. Baza e miqësisë është, por kisha ortodokse greke duhet të merret me shpirtin dhe jo me politikë.
Mes dy shteteve fqinje nuk duhet të ekzistojë urrejtja, por dashamirësia e bashkëpunimi i ngushtë. Të dy qeveritë janë të detyruara të bashkëpunojnë. Shpresojmë që qeveria greke është vërtet e interesuar për marrëdhënie partnere me Shqipërinë. Greqia nuk duhet ta pengojë Shqipërinë të marrë statusin e kandidatit këtë vjeshtë. Marrëveshja e re për ndarjen e shelfit e zonës ekonomike do të arrihet kur të bëhen gati të dyja palët, por duhet të harrohet imponimi. Europa ndodhet në krizë të madhe financiare kështu dhe Greqia që ka 305 miliardë borxhe të pashlyera. E ardhmja ekonomike e ndryshimit të situatës financiare është energjia. Shqipëria ka mundësi të mëdha të zhvillojë këtë sektor, është e gatshme të bashkëpunojë me Greqinë për këtë sektor, por në mënyrë partnere. Nuk mundet që më parë ministri Jashtëm Grek të bisedojë me ministrin italian dhe pastaj të njoftojë e të zhvillojë bisedime politike me Shqipërinë. Kjo është rruga e vjetër, që është përdorur më parë. Kemi shumë dashamirësi e respekt për politikën italiane, por ajo dhe as politika greke nuk mund të mënjanojnë Shqipërinë, as nga projekti TAP i gazsjellësit dhe as nga kërkimet për naftë në Egje. Bëhet fjalë se dhe Shqipëria do jetë së shpejti vend kandidat i BE-së. Në Egje ka peshën e fjalën e vet dhe Shqipëria. Të shohim a do të ndryshojë kjo rrugë e vjetër që nxit urrejtje e tensione. Shpresojmë për mirë. Sidoqoftë Shqipëria nuk do tolerojë, pasi ka pas një komb të madh.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)