Xherdan Shaqiri u tregua i vogël në shpirt!
Nga Edmond Ismailati
New York City
Duke lexuar tek gazeta “Shekulli” shkrimin “Histeria e përsëritur e pseudopatriotizmit” shkruar nga z. Ajet Nuro, nuk munda të rri pa reaguar. Dihet që futbollisti Xherdan Shaqiri u zbulua dhe u rrit si talent në Zvicër dhe i takon të luajë me ata pasi është fisnikëri, por nuk jam dakort kur shkruan “Kur Atdheu nuk të integron, atëherë vlerat integruese sportive shfaqen gjithandej ..”. Mirë është ashtu siç shprehesh, por a mendojnë sportistët kështu, pasi më del të mendoj se Shaqiri është me fat që është në Zvicër, se po të qe në Greqi do të behej puro grek dhe do ndërronte dhe gjakun pasi raste të tilla kemi plot. Kjo me çon të mendoj, pasi ai ka bërë një hap të gabuar që ka tatuazhuar flamurin helvetik, pikërisht në këto momente shumë delikate, të tensionuara dhe nga më të komentuarat. Tjetra, integrimi dëshirohet nga të gjithë në shumë fusha, por nuk do të thotë që të dalësh kundra vendit tënd duke demonstruar hapur apo fshehtas, veprime që nxisin përçarje, përbuzje që ndoshta në histori ngelen edhe si tradhëti. Pra kemi plot shqiptarë dhe politikanë edhe pse nuk kanë patur sukses në Shqipëri, kanë kaluar spiunë serboman dhe grekoman dhe tani po bëjnë karrierë shume të sukseshme në vendin tonë dhe jashtë saj!!! Por kemi edhe nga ata shqiptarë të mdershëm që nuk shiten me asnjë çmim.
Pse s’e bëri ai më parë këtë, apo për të bindur tifozët zvicerianë që sido që të dalë rezultati, ai e ka bërë maksimumin, pasi këtë e ka treguar me bërjen mbi zemër flamurin helvet, disa ditë para ndeshjes. Nuk ka të keq, le të bëjë gjithë trupin pasi nëpër botë edhe imazhin e flamurëve i kanë bërë rroba banjo dhe i veshin, por jo pikërisht në këto momente. Po të kishte lindur në Zvicër ndryshon, por ai ka linudr në katundin Gjilan të Dardanisë. Në Sh.B.A-s kemi shumë të lindur me origjinë shqiptare dhe përsëri kanë bërë në trupat e tyre tatuazhe me bashkimin e flamurëve amerikano-shqiptar ose vetëm flamurin amerikan, pasi është atdheu i tyre, por jo në momente të tilla dhe të menduara nga një zemër shqiptari siç është gjilaniani Xherdan Shaqiri! Me flamurin që bëri tregoi se nuk e do me shpirt Zvicrën, por për tu mbushur mendjen figurativisht zvicerianëve dhe veprime të tilla të çojnë të mendoshë se keta shiten më lirë për qëllime më delikate se sporti që vrapojnë mbas një topi të rrumbullakët. Nuk është çudi, ngaqë këtë verë gjiliani Xherdan Shaqiri do të luaj me Bayern të Munich-t dhe shkëqimi i tij i shumëpritur mund të çojë të thërritet dhe të luaj me përfaqësuesen e famshme të Gjermanisë, padyshim që pa hezitim ka për të bërë një tjetër flamur gjerman mbi atë helevetik. Bërja e një flamuri tatuazh dhe pikërisht mbi zemër, padyshim të çon të mendosh se mesazhi i tij është që më ngelet që të transfuzoj edhe gjakun. Rasti i aktores emerikane me origjinë shqiptare i Eliza Dushkut dhe të tjerë që kanë tatuazh flamurin shqiptar që edhe pse nuk dinë shqip por japin mesazhin se janë me origjinë shqiptare. Kjo ndodh pasi demokracinë amerikane nuk e kanë të gjithë, pasi është një popull me mentalitet tjetër dhe përparimtar. Ka patur shumë të lindur në Sh.B.A-s dhe kanë marr pjesë nëpër olimpiada duke luajtur me ekipet përfaqësues e të origjinës së tyre. Një rast ka ndodhur edhe me një notar amerikano-shqiptar që preferoi të garonte për Shqipërin edhe pse i lindur në Amerikë dhe nuk e kanë komentuar fare.
Është e pabesueshme kur media e shkruar zviceriane “blick.ch” ofendon futbollistin gjakovar Burrim Kukeli i cili është mesfushor i Zyrihut duke e ironizuar “Një pjatalarës që mbërrin në Kombëtare”, pasi ai iu bashkua përfaqësueses sonë. Ky shqiptar është treguar patriot dhe jo gjilianioti Shaqiri nga Kosova, që fal këmbëve të tij, sot po nderohet në Zvicër, në të kundërt edhe ai mund të kishte përfunduar në ndonjë cep pa vëmendje. Është e çuditshme, por jam kureshtar të mësoj sesi janë ndier futbollistët me origjinë shqiptare si Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemajli e Mehmedi kur kanë lexuar dhe dëgjuar nëpër media këto komente të turpshme për një bashkëkombas të tyre që luajnë futboll për të njëjtin vend të huaj. Nuk duhen trajtuar komentet e tifozërise të njëjta me patriot apo duke i krahasur pseudonacionalistë, pasi shprehen zemërimin e tyre nga ky veprim i rednomtë dhe i pamenduar mire nga gjilanioti Shaqiri, …etj. Populli ka fuqinë e tij, pasi aty është bashkimi i të gjitha energjive shpirtërore që e çon atë të vendosë për fatet e tij edhe pse shumë popuj nuk e shfrytëzojnë këtë energji, në të njëjtën kohë, vend dhe të gjithë të bashkuar. Por gjilianioti Shaqiri nga Kosova nuk dëshiron edhe pse iu dha mundësia publikisht, për të treguar vlerat e tij si njeri dhe bashkëkombas, që të jetë i kujdesshëm në ato çfarë thotë dhe vepron, pasi secilit historia i fillon nga vetja. Dihet që fitorja në një sport e bashkon më shumë një popull dhe ne sot kemi më shumë nevojë për këtë, por kur nuk jep dot një mesazh pozitiv është më mirë që të shprehen sinqerisht arsyet dhe padyshim që një popull të jep të drejtë. Por kur bën të kundërtën padyshim që do krijosh edhe urrejtje dhe unë jam kundra këtij veprimi që ka bërë ai pikërisht dy javë para ndeshjes së dy përfaqësuesve. Se sa patriot jam apo janë shqiptarët e ka treguar koha.
Nuk jam i mendimit të hidhemi në veprime civile siç shpreheni ju, duke u nisur prej thirrjeve zemëruese të sportdashësve të shtytur nga veprimi i rëndomtë, i nxituar dhe i dënueshëm i gjilianit Shaqiri, pasi nuk është e drejtë t’i quani pseudonacionalistë dhe të hidhen në veprime civile për të treguar patriotizmin e vërtetë! Këto të çojnë në një revolucion që për mentalitetet dhe shumë arsye të tjera që kombin tonë sidomos që ende jemi të pushtuar, padyshim nga element keqbërës dhe armiqësor brenda dhe jashtë vendit, do ta kalojnë në një luftë civile, ku një program pilot u projektua dhe u tentua për tu zbatuar në 1997-n dhe nuk doli me sukses. Shqiptarët e kanë treguar veten në çdo kohë, prandaj edhe ne jemi sot dhe flasim shqip, pasi kemi mbijetuar dhe nuk jemi asimiluar edhe pse nga një popull me prejardhje që popullonte Ballkanin, u katandisëm një kërthizë. Populli është çuar shumë herë duke treguar sensibilizimin e tij në forma të ndryshme por edhe është gjendur i tradhëtuar nga disa politikanë të përgatitur me kujdes si të besuar dhe kanë minuar çdo përpjekje të sinqertë të popullit me rrugë demokratike. Për Shaqirin më mirë të heshtë dhe të mos të bëjë veprime foshnjaraku, por ai nuk është burrë si ish futbollisti i kombëtares tonë Lefter Millo që nuk e veshi fanellën e kombëtares greke pasi nuk u shitë me asnjë çmim, deri aty sa i kushtoi edhe jetën nga një aksident i paramendruar dhe parapregatitur nga hafijet greke.
Duke lexuar në median e shkruar se Shaqiri nuk bën asnjë veprim pa u konsultuar dhe marrë pëlqimin e një njeriu të afërt të tij i cili të çon të mendosh si e manaxhon edhe ecurinë e jetës së tij. Si të tille këto gabime Shaqirit që për momentin është i pushtuar nga lavdia kalimtare, mund t’i kushtojnë shumë e më torturuese janë ato që do të banojnë përjetë në ndërgjegjen e tij, në këtë të fundit gjithmonë nëse do ketë kur të rritet edhe ca edhe pse nga mosha tashme quhet burrë. Në tifozëri ka edhe shtresa nga më të ndryshmet si ai që punon gjithë ditën për të ushqyer fëmijët dhe shpreson çdo ditë, si edhe deri tek ajka e kombit, pasi kjo ka rrjedhur qysh nga lashtësia kur aristokratët argëtoheshin duke bërë tifozllëk për gladiatorët e tyre e madje i çonte edhe në ekstreme nëse nuk përmbaheshin për momentin nga gëzimet apo hidhërimet e tejskajshme. Shaqiri bëri atë që po e bën hapur, pasi duke luajtur për publikun në fushë të hapur mori edhe famën si e tillë le të luaj,