E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja Shqiperia ngjit nje kat ne FIFA

Shqiperia ka ngjitur nje pozicion ne renditjen e FIFA-s per muajin janar. Klasifikimi i ri eshte publikuar paraditen e djeshme nga organizmi drejtues i futbollit boteror. Shqiperia eshte ngjitur ne vendin e 64-te me 497 pike nga vendi i 65-te ne te cilin ndodhej ne dhjetorin e vitit te kaluar. Sic pritej nuk ka shume ndryshime ne renditjen e pare te FIFA-s per vitin 2011. Spanja vazhdon te kryesoje e ndjekur nga Holanda dhe Gjermania ne vendin e trete. Ne vend te katert renditet Brazili ndersa Argjentina ndodhet e pesta ne kete klasifikim. Ndryshimi i vetem ne dhjeteshen e pare eshte ngjitja e Kroacise ne vendin e nente dhe zbritja e Egjiptit ne te dhjetin. Persa i perket grupit tone kualifikues Franca ka mbetur ne vendnumero 18 ashtu sikunder edhe Bjellorusia e cila renditet e 37-ta. Tete pozicione me poshte eshte Bosnja 45 e cila ka humbur nje vend ndersa Rumania gjendet ne vendin e 56-te aty ku ishte edhe ne fund te vitit te kaluar. Skuadra me e dobet e grupit te kuqezinjve Luksemburgu renditet ne vendin e 132 duke fituar dy pozicione nga dhjetori i 2010-es.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›