Renditja e FIFA-s/ Shqipëria e 71-ta, ngjitet me 8 vende
FIFA ka publikuar renditjen e përmuajshme të skuadrave kombëtare. Në vendin e parë qendron Spanjë, në të dytin Holanda ndërsa vëndin e tretë e mban Brazili. Në renditjen e FIFA-s Shqipëria zë vendin e 71 duke u ngjitur me 8 vende.
Shqipëria ka marrë 455 pikë, 49 pikë më shumë se në renditjen e muajit maj.