E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse ikën Ronaldinjo, vjen Ibrahimoviç

Burime pranë klubit milanez bëjnë të ditur se braziliani Ronaldinjo është pranë kalimint tek skudra Flamengos dhe po punohet që të gjendet një zgjidhje e shpejtë që do të mundësonte kalimin e lojtarit tek skuadra braziliane.

Ndërsa lajmet nga kampi katalanas konfirmojnë se me shumë mundësi sulmuesi suedez Ibrahimoviç do të largohet pas një sezoni jo shumë të mirë tek kampionët e Spanjës në fuqi dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë skudra kuqezi.

Milani është skuadra që po tregon interesin maksimal për të blerë lojtarin dhe në ditët në vijim do të zbardhen të gjitha negociatat që janë duke kryer klubet për të rikthyer edhe njëherë në Milano suedesin Ibra jo tek Interi por tek kushërinjtë e Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›