E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, përsëri telashe me mediat

Duket se obligimi i të qenit baba e ka shndërruar superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nga një lojtar mediatik në një urrejtës madiatik.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, që u ka dedikuar pjesën më të madhe të karrierës së tij mediave, për t'u ngritur si futbollist, duket se është buzë humnerës, sidomos pas shpërthimit të lajmeve se ai u bë baba.

Ndërsa është çështje kohe kur do të mësohet emri i vërtetë i nënës së djalit të posa lindur të Ronaldos, ky i fundit vazhdon acarimet me paparacët.

Pasi kërcënoi javë më parë me 'vdekje' një gazetar britanik, Ronaldo përsëri u konfrontua me gazetarët në shtëpinë e tij në Algarve të Portugalisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›