Kaka’, e ardhmja larg Realit? Ançeloti e pret në Londër
Asi brazilian vështirë se mund të gjejë hapësira në formacionin “mourinjan” 4-2-3-1. Para mbrojtjes do të luajë Ksabi Alonso dhe njëri mes De Rosit, Pedro Leonit, Shvajnshtajgerit dhe Kedirës. Njëri prej tyre (në mos dy) është e sigurt që do të vishet madrilen.
Edhe në repartin e avancuar hapësirat mund të jenë të pamjaftueshme për 28-vjeçarin. I vetmi sulmues i mirëfilltë është Gonzalo Higuain, kurse prapa tij do të luajnë tre mesfushorë të avancuar. Njëri prej tyre është Kristiano Ronaldo, kurse tjetri blerja më e re, Angel Di Maria. Pra. Mbetet vetëm një vend, i cili mund të zihet nga Eshli Kol i çelsit ose i riu Tomas Myler.
Ky i fundit, pas një botërori të shkëlqyer, ka lënë shije të mirë te presidenti Florentino Perez. Kështu që nëse klubi spanjoll dhe ai gjerman arrijnë një marrëveshje, atëherë vendi i Kakasë në 11-shen titullare të hoze Mourinjos, vështirë se mund të jetë i sigurt. Destinacioni më i mundshëm është Londra, ku Karlo Ançeloti do të ishte shumë i lumtur ta kishte sërish nën urdhrat e veta.