E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Shqipëria -1 (98)

Autori i Lajmit: Redaksia
Kombëtarja Shqiptare vazhdon të humbasë terren në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, duke u afruar me vendin e 100-të. Kuqezinjtë nuk janë ndihmuar aspak nga barazimi 0-0 në miqësoren e Estonisë, pasi kanë humbur edhe një tjetër pozicion, duke u renditur në vendin e 98-të. Duhet theksuar se gjatë muajit të fundit Shqipëria ka 7 pikë më pak. Prapa Kombëtares sonë ndodhen skuadra modeste si Armenia e Kongo. Ndërkohë, në krye të klasifikimit, Spanja i ka marrë vendin e parë Brazilit, ndërsa Holanda dhe Italia plotësojnë katërshen e parë. Bie në sy ngritja e Portugalisë me 5 pozicione, pasi Kombëtarja luzitane tashmë ndodhet në vendin e pestë, duke lënë pas Gjermaninë, Francën, Argjentinën, Anglinë dhe Kroacinë. Renditja: 1.Spanja (1622 pikë) 2.Brazili (1592) 3.Holanda (1279) 4.Italia (1215) 5.Portugalia (1181) 6.Gjermania (1170) 7.Franca (1122) 8.Argjentina (1085) 9.Anglia (1063) 10.Kroacia (1050).
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›