Hoxha dhe Shehu, dy nxënësit shembullorë të propagandës sovjetike
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
SHBA, - Moska ka një fabrikë sloganesh që punon jashtë orarit. Ajo sajon fraza të kapura në shumë gjuhë të ndryshme dhe i transporton të gjitha ato me parashutë për t’u përdorur nga komunistët në të gjithë botën. Një “dërgesë” e kohëve të fundit sapo më ka rënë në duar dhe mund të them se jam pa masë i ngazëllyer nga kjo gjë. Çfarëdo hapash të tjerë të mëdhenj që ajo mund të ketë bërë, Rusia me sa duket, nuk e ka hidhëruar ende gjuhën me ne. Ky grumbull letrash që unë kam përpara meje, përbëhet kryesisht nga fjalime që janë thirrur gjatë festimeve në Rusi, Poloni, Vietnamin Verior, Shqipëri, Bullgari dhe Çekosllovaki. Gjithçka unë mund të them është se thërritësit e këtyre frazave janë të mirëpajisur me mushkëri maratonisti dhe një gjuhë të mprehtë. Ne kemi shumë pak thërritës të tillë të këtyre sloganeve në këtë vend, të cilët mund t’u bëjnë ballë situatave sa të lodhshme aq edhe të komplikuara. Për shembull, manifestuesit në qytetin e Stalingradit, Sevastopolit dhe Odesës e vijuan këtë shfaqje edhe një ditë më vonë pa ndalur për të marrë frymë:
“Jetë të gjatë Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, që frymëzon dhe organizon forcat e popullit sovjetik në luftën e ndërtimit të komunizmit!”
Komunistët bullgarë gjatë një tubimi në Sofje thirrën njëherazi:
“Jetë të gjatë atdheut tonë socialist – Republikës Popullore Bullgare! Jetë të gjatë popullit heroik bullgar i udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik! Jetë të gjatë Partisë Komuniste Bullgare – udhëheqësja e madhe dhe prijësja e të gjitha sukseseve tona!”
Këto britma në këtë atmosferë duket se nuk do të reshtin kurrë. Këta njerëz duhet të jetojnë gjatë që të përfundojnë gjithçka kanë për të thënë. Sesi i përfunduan ata fjalimet pa asnjë pengesë mbetet një nga mrekullitë e mjekësisë moderne ligjore, por në Korenë e Veriut një popull i thjeshtë i mbledhur thërriste njëzëri në kor: “Rini koreanojugore dhe studentë, luftoni kundër bandës shtypëse të imperialistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deklaratave të Singmanit. Ne denoncojmë barbarizmin pushtues të amerikanëve imperialistë kundër vëllezërve dhe motrave tona”.
“Madison Avenue” nuk do ta bënte kurrë diçka kaq të komplikuar sa kjo. Fabrika e sloganeve të Moskës organizoi një nga kremtimet e fundit në Vietnamin Verior. Turma e mbledhur në Hanoi thirri e gjitha në kor: “Na lini të vëmë plotësisht në zbatim politikën ekonomike të partisë sonë për të konsoliduar më tej themelet e socializmit dhe shtimin e jetës për të gjithë popullin! Në Çekosllovaki slogani kryesor i një tubimi të jashtëzakonshëm në kryeqytetin e saj, Pragë, ishte: “Nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, të ecim përpara të gatshëm për të përfunduar ndërtimin e socializmit!” Edhe në Shqipëri populli që ishte mbledhur në shesh thirri këtë slogan të bërë në Moskë: “Jetë të gjatë Partisë Shqiptare të Punës, udhëheqësit dhe organizatorit të të gjitha fitoreve të popullit tonë. Lavdi Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, mburojë e paqes së botës dhe mbrojtës i pamposhtur i popullit tonë!”. Ndoshta shpresa jonë në Luftën e Ftohtë është që ata t’i harxhojnë energjitë e tyre ngatërrestare duke thirrur me zë të lartë këto slogane qëndrestare.
Nxënës të denjë
Një shembull tipik që shfaq ndikimin e propagandës ruse, edhe pse ata tashmë janë kundërshtarë, e vërtetuan më së miri fjalimet e kryeministrave Mehmet Shehu, Çu En Lai dhe, më në fund gjithashtu, edhe nga Sekretari i Parë i Partisë, Enver Hoxha, gjatë vizitës së delegacionit kinez në Shqipëri në vitin 1965. Ato kishin një përmbajtje të konsiderueshme në fushën politiko-ideologjike. Fjalimi i Shehut, i mbajtur në prezencë të Kryeministrit kinez, përpara një turme të madhe në sheshin qendror të Tiranës më 29 mars, ishte më radikali nga të trija fjalimet. Kjo nuk është shumë e çuditshme për Kryeministrin shqiptar, i cili njihet për shpërthimet e tij të zjarrta dhe hakmarrëse në problemet me armiqtë e tij, që në këtë rast janë udhëheqësit sovjetikë. Por edhe vërejtjet e tij ishin shumë demaskuese. “Takimi përçarës i 1 marsit, i organizuar nga udhëheqësit sovjetikë, ishte një komplot, i cili çoi në ndarjen e kampit socialist dhe lëvizjen ndërkombëtare komuniste. Revizionistët kanë thyer tashmë urat e marksizëm-leninizmit dhe të të gjithë përgjegjshmërisë së pjesëve historike të kësaj ndarjeje tragjike, e cila është vetëm në interes të imperializmit”, – tha Shehu. Ai më pas vazhdoi të parashikonte rënien e udhëheqjes së tanishme sovjetike duke konstatuar: “Ne jemi shumë të bindur se të gjithë hrushovianët do të përfundojnë si Hrushovi në mos më keq”. Çu En Lai, në dallim nga homologu i tij shqiptar, ishte më i rezervuar në deklarimet e tij ideologjike, edhe pse në krahasim me shfaqjet e tij të shkuara në publik, shpërthimet e tij kundër udhëheqjes sovjetike ishin edhe më të ashpra. Kryeministri kinez tha përpara së njëjtës turmë se takimi i 19 partive në Moskë “ishte një hap veçanërisht shumë serioz në ndarjen e hapur të lëvizjes ndërkombëtare komuniste, - dhe tha se pavarësisht shumë fjalëve bosh, të cilat pasuesit e Hrushovit i kishin thënë për unitetin dhe kundër imperializmit, ky veprim i kishte dhënë imperializmit amerikan një ndihmë shumë të madhe nga pikëpamja strategjike. Maska e pasuesve të hrushovizmit u çor akoma më shumë në takimin përçarës të Moskës. Kjo ndihmon njerëzit të kuptojnë se lufta kundër revizionizmit hrushovian ishte larg fundit. Enver Hoxha, nga ana tjetër, i cili është i njohur për gjallërinë e gjuhës së tij dhe përshkrimet shumë të goditura për gjendjen e problemeve në kampin armik, nuk ngurroi as kësaj radhe të thurte një nga këto përshkrime shumë origjinale për “revizionistët modernë”. “Në strofullën e këtyre ujqërve të veshur si dele nuk ka paqe as harmoni, sepse mbizotëron ligji i xhunglës. Forcat centrifugale po veprojnë me shpejtësi të madhe dhe uniteti, i cili deklarohet kaq fort nga ata, nuk është gjë tjetër veçse një flluskë sapuni”. Ai më pas vazhdoi t’i shpallte luftë të hapur, në emër të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe partive të tjera marksiste-leniniste dhe të gjithë “marksistë-leninistëve” kundërshtarëve të tij, duke u premtuar atyre “të gjithë mbështetjen për forcat marksiste-leniniste kudo që ato ndodheshin dhe që po zhvillohen dita- ditës në luftën e tyre kundër revizionizmit”.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009