Renditja e FIFA-s, Shqipëria në “rënie të lirë”
Humbja e thellë 4-1 në Suedi dhe barazimi pa gola në miqësoren me Estoninë kanë bërë që Shqipëria të ketë shtatë pikë më pak në krahasim me muajin e kaluar, duke iu afruar vendit të 100-të. Prapa kuqezinjve renditen vetëm kombëtare modeste, si Armenia apo Kongo.
Ndërkohë, Brazili ia lë vendin e parë Kampionëve të Europës, Spanjës, pasi e mbante këtë vend që prej muajit korrik, kur fitoi Kupën e Konfederatave. Tashmë “Seleçao” ndodhet në vendin e dytë, para Hollandës dhe Italisë.
Pas kualifikimit në Kampionatin Botëror, Portugalia dhe Franca kanë fituar vende në renditje, përkatësisht pesë dhe dy vende. Ndërkohë që kanë humbur Gjermania, Argjentina, Anglia dhe Kroacia.
Ja renditja e dhjetë të parave (në kllapa pozicionet e muajit të kaluar):
1. (2) Spanjë 1622 pikë
2. (1) Brazil 1592
3. (3) Hollandë 1279
4. (4) Itali 1215
5. (10) Portugali 1181
6. (5) Gjermani 1170
7. (9) Francë 1122
8. (6) Argjentinë 1085
9. (7) Angli 1063
10. (8) Kroaci 1050