E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e universiteteve orientim per studentet

Zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj pershendet dhe vlereson projektin e Ministrise se Arsimit per renditjen e institucioneve te arsimit te larte ne vend.

Levizja Socialiste per Integrim e vlereson kete mekanizem si nje mjet qe do te ndihmoje universitetet ne rrugen e tyre drejt cilesise per te rritur shkallen e cilesise duke rritur kerkimin shkencor duke i orientuar me shume studentet drejt tregut te punesimit dhe duke krijuar mekanizmin e nevojshem per te realizuar cilesine dhe produktin tha Malaj.

Sipas saj LSI-ja vlereson dhe mbeshtet politikat per ti bere universitetet tona publike dhe private qendra shume te rendesishme ne drejtim te zhvillimit te shkences dhe kultures se shoqerise.

Kete vit 70 per qind e te rinjve qe mbaruan maturen u ulen ne bankat e universiteteve dhe 91 per qind e nxenesve qe mbaruan shkollen 9-vjecare u ulen ne bankat e shkollave te mesme. Keta dy tregues jane te nje rendesie kapitale per te ardhmen e shoqerise dhe vendit ne pergjithesi theksoi zv.ministrja.

Ajo pohoi se Levizja Socialiste per Integrim duke mbeshtetur kete nisme shpreh besimin se e gjithe armata e pedagogeve qe sollen arsimin e larte ne kete stad me nje shpejtesi te parashikueshme me ambicie pozitive me perkushtim te vecante e bejne me te qarte vizionin per te ardhmen e vendit duke bere qe keto universitete te ngjisin cdo vit shkallet e cilesise dhe te permbushin gjithnje e me mire misionin e tyre.

LSI-ja eshte e bindur se ky proces do te ndihmoje ne rendjen pas zgjerimit te lirive ne universitetet tona duke ndertuar nje te ardhme me te sigurt dhe me te garantuar si nje nevoje shume e domosdoshme ne pragun e liberalizimit te vizave si nje produkt i rendesishem i politikave te qarta sqaroi Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›