Rama ne Lushnje Taksa e sheshte po ju merr frymen qytetareve
Partia Socialiste zhvilloi mbrëmjen e sotme një miting elektoral në Lushnje. Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë fjalës së tij vlerësoi faktin se shqiptarët me 23 qershor do të zgjedhin mes dy botëve, asaj të rrënimit dhe të rilindjes.
“Më 23 qershor është një zgjedhje mes dy botësh të ndryshme, mes botës rrënuese të Saliut dhe partisë së tij familjare dhe botës së rilindur së skuadrës sonë kombëtare të programit tonë për rilindje. Që së bashku t’i japim Shqipërisë një rrugë të re që do e ndajë, Shqipërinë dhe shqiptarët nga pamundësia që rritet çdo ditë, nga taksa e sheshtë. Se ju e dini shumë mirë që ky shtet të ofron shërbime sipas xhepit dhe çdo derë në këtë shtet hapet vetëm me para. E pra ju keni ardhur këtu sepse ju doni një Shqipëri të re, një rrugë të re, një qeveri të re për punësimin real, për taksimin e ndershëm e garantuar për të gjithë për ujin në çdo familje e parcelë, për shërbime për shëndetësinë falas për të gjithë”, vlerësoi Rama.
Sipas tij, fermerët e Lushnjës janë lënë në mëshirë të fatit.