E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet gjendja, minatorët tetë ditë në ngujim

BULQIZE- Probleme te shumta me shendetin ne diten e tete te greves se urise, por edhe vendosmeri per t’i shkuar kerkesave te tyre deri ne fund. Kjo eshte situata e mengjesit te sotem e minatoreve greviste te Bulqizes, qe numerojne sot tete dite ne ngujim.

Familjaret e te aferm thone se gjendja shëndetësore sa vjen e perkeqesohet, nderkohe qe vete grevistet nuk pranojne te mjekohen në spitalin e Bulqizës, duke mos dashur te lene ambinetet e greves.

Jashte godines ku zhvillohet greva, vazhdojne te protestojne familjare e te tjere minatore, te cilet apelojne per zgjidhjen e kerkesave dhe marreveshje me ACR-ne, qe parashikon plotesimin e te gjitha kushteve qe ata kane.

Minatoret kane deklaruar edhe pershkallezim te protestes, duke paralajmeruar edhe bllokim te rruges nacionale, per te cilen thone se me pare duhet te marrin lejen perkatese ne komisariatin e policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›