E Diel, 1 Nëntor 2026

Rendohet situata ne veri ku jane bllokuar akset kryesore rrugore

Sot eshte veshtiresuar edhe me tej situata ne veri te Shqiperise per shkak te vazhdimit te rreshjeve te debores ererave te fuqishme dhe orteqeve qe kane bere te pakalueshme rrugen kombetare qe lidh rrethin e Pukes me Tropojen Hasin Kukesin dhe Shkodren.
Ne mbledhjen e sotme te shtabit te emergjences per Qarkun e Shkodres u kerkua nga qeveria shqiptare nje vemendje me e madhe ndaj komunave te largeta malore qe jane te izoluara prej me shume se dhjete ditesh dhe ku ka emergjenca shendetesore e ushqimore. Gjithashtu u kerkua mbeshtetja me mjete dhe forcat e ushtrise per zhbllokimin e rruges kombetare qe shkon drejt Pukes. Po sot Kryqi i Kuq Shqiptar ka sjelle ne Shkoder pakot e para ushqimore por po ndesh ne veshtiresi per transportin e tyre drejt zonave te izoluara nga debora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›