Tirana kryeqyteti 92-vjecar
Tirana festoi sot 92 vjetorin e shpalljes kryeqytet duke nderuar burrat themelues te shtetit shqiptar dhe duke shfaqur ambicjet per zhvillimin e vete ne te ardhmen e afert. Drejtues te larte te shtetit dhe politikes shqiptare moren pjese ne nje konference shkencore duke e vleresuar kete dite historike si nje shkas per te reflektuar mbi te ardhmen e kryeqytetit dhe projektet per te permiresuar cilesine e jetes se banoreve.
Kryetari i ri i bashkise se Tiranes Lulzim Basha tha se qysh nga fillimi i shekullit te kaluar Tirana u be qendra me mikpritese e banoreve nga te gjitha krahinat dhe nga te gjitha besimet e ndryshme fetare duke u ofruar atyre mundesi te njejta per jete te kulturuar dhe pune te ndershme. Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha premtoi mbeshtetjen e cdo projekti ndertimor qe do ta zhvilloje me tej Tiranen si nje qytet perendimor e te kulturuar duke respektuar traditat demokratike te banoreve te saj.
Asambleja Kombetare parlamenti dhe qeveria e kryeministrit Sulejman Delvina qe u zgjodhen ne Kongresin Shtetformues te vitit 1920 vendosen qe te hartojne kushtetuten e pare demokratike te shtetit shqiptar dhe te zgjedhin Tiranen si kryeqytetin e shtetit te ri ne valen me te eger te pushtimeve dhe sulmeve nga ushtrite ballkanike. Historianet vleresojne se Kongresi i Lushnjes eshte ngjarja me e rendesishme ne shtetformimin dhe vazhdimesine e veteqeverisjes shqiptare kur burrat e shtetit moren vendime historike te frymezuar nga mesazhet e presidentit amerikan Udrou Uillson mbi te drejtat e popujve te vegjel per vetevendosje.