E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëndohet situata në veri, uji përfshin lagje të tjera të Shkodrës

Qarku i Shkodres le pas diten e 11 te permbytjeve, reshjet e shiut kane vijuar gjate gjithe nates duke mos lejuar uljen e nivelit te ujit drejt zonave te mbytura. Per kete arsye eshte ndaluar qarkullimi i mjeteve te vogla drejt Shirokes, ndersa ka vazhduar kudo shperndarja e ndihmave me helikopter, ne Velipoje, Bushat e Dajc. Gjate takimeve me banoret e fshatrave te permbytur, kryeministri Berisha ka folur me tone entuziaste per nje situate ne permiresim. Duke e quajtur nje katastrofe ekologjike, ai sikunder kryeparlamentarja Topalli ka kujtuar se eshte shmangur shume mire katastrofa njerezore.

"Masat e emergjences se qeverise qendrore ka bere qe gjer sot ne nuk
kemi humbur as nje jete njeriu. Se dyti, qe ju garantoj, eshte se jam
jashtezakonisht i interesuar qe te mos na humbase asnje gje e gjalle. Te
dhenat jane se e madhja ka kaluar, sidoqofte do te jete dimer,
megjithate ne e kapercejme", deklaroi kryeministri Berisha.

Shqetesimit te banoreve te permbytur per rimbursimin e demeve te
shkaktuar nga ujerat, kreu i qeverise i eshte pergjigjur keshtu: "Mundi i
sa vjeteve, i teri do te paguhet, do i regjistroj te gjitha, dhe ne
menyre absolute te gjitha do te kthehen sic kane qene. Shtepia do te
rregullohet. Sistemi i digave eshte shume i sigurte, digat kane luajtur
nje rol shume pozitiv, sado qe mund ti duket njerezve. Ato diga kane
disiplinuar nje lume qe mund te kishte bere kerdine ne egersine e tij",
tha Berisha.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›