E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendohet situata ne veri

Debora bllokon veriun e vendit.Pas rreshjeve te nje nate me pare dhe mengjesit te sotem trashesia e debores i ka kaluar nje meter.Mesohet se ne rrethin e Kukesit te gjitha komunat jane te izoluara qe nga ora 22.00 e mbremjes se te premtes.Ne qytetin e Kukesit trashesia e bores arrin ne 70 cm dhe rreshjet vazhdojne te shoqeruara nga era e forte.Drejtoria e Rrugeve po ben te mundur mbajtjen nen kontroll te aksit Morine – Kukes - Qafe Shllak, i cili eshte i kalueshem vetem me zinxhire.Ndersa ne aksin Kukes- Has, dhe Morine- Qafe Shllak levizet vetem me zinxhire per shkak te ngricave.Ne Puke komunat Iballe e Fierze jane te bllokuara.Ne zonen e Qafe Malit trashesia e debores arrin ne 1.5 metra.Policia keshillon levizjen me zinxhire vetem te automjeteve te vogla, ndersa rruget jane te pakalueshme per te gjitha automjetet e tonazhit te rende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›