Rëndohet trafiku në Vlorë, rrugorja bën sehir me drejtuesit e mjeteve
Megjithëse ende nukka arritur pikun turistik, Vlora ka arritur tashmë pikun e trafikut, i cili këto ditë është rënduar së tepërmi. Përveç shkelësve të rregullt mormave të qarkullimit që tashmë nuk duan tia dijnë për policinë rrugore, problem janë bërë në qarkullim edhe makinat e furnizimit të përditshëm të shitoreve të bulmeteve dhe fruta perimeve.
Duke qenë se shitoret në qytetin e Vlorës më së shumti janë buzë rrugës kryesore Vlorë Skelë dhe nuk kanë hapësirë furnizimi nga pas, me dhjetëra makina të tilla në ditë, pa pasur asnjë kërcënim ndalojnë në mes të rrugës, shkojnë pranë banakëve të këtyre shitoreve, pyesin se përse kanë nevojë dhe nëse marrin ndonjë ofertë vazhdojnë furnizimin pa pasur problem, ndërkohë që vargu i makinave që duhet të shkojnë në këtë rrugë zgjatet pa mbarim. Më e keqja e kësaj pune është se kjo ndodh në mes të ditës, në mes të rrugës dhe në prani të uniformave blu të qarkullimit rrugor që duket e kuptojnë se nuk kanë çtu bëjnë këtyre dhe rrinë e bëjnë sehir. Mirëpo nuk ndodh e njëjta gjë me makinat që kanë ndaluar gabim dhe shoferët nuk ndodhen në timon. Në këto raste vetë uniformat blu nxjerrin menjëherë bllokun e gjobave dhe ua vendosin atë mbi fshirësen e xhamave dhe largohen. Jo vetëm uniformat blu të qarkullimit rrugor por edhe ata të rendit kanë ditë që me urdhër të eprorëve mbajnë në duar blloqe të gjobave dhe ua vendosin ato çdo makine që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse kjo do të ishte bërë pa përjashtime do të ishte gjë e mirë por ndodh që në disa makina që ndodhen rresht të parkuara gabim, nuk marrin të gjitha gjobë dhe lë shije jo të mirë tek drejtuesit e makinave. Është kjo një shenjë jo emirë për drejtuesit e shumtë të makinave që duke filluar nga fundi i këtij muaji do të dynden në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet dhe pothuajse të gjithë ata vijnë me makinat e tyre.