E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova shënon njëvjetorin e Kushtetutës, serbët nuk do e respektojnë

Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor, udhëheqësit politikë të Kosovës kanë vlerësuar se ajo ka ndërtuar bazën juridike mbi Deklaratën e Pavarësisë së vendit. Sipas tyre Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe institucione demokratike që garantojnë të drejtat elementare të qytetarëve të saj. Megjithatë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se sfida më e madhe për Kosovën është moszbatimi i Kushtetutës në veriun e saj, për shkak të refuzimit të pakicës serbe dhe ndërhyrjes së shtetit serb. Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari. Kushtetuta u tha se po i jepte fund administrimit ndërkombëtar dhe se do të garantonte të drejtat e pakicave e në veçanti pakicës serbe në Kosovë. Por, për përfaqësuesit politikë të serbëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston ashtu siç nuk ekziston, thonë ata, as vetë shteti i Kosovës. Serbët e Kosovës thonë se nuk do ta respektojnë atë dhe kanë kërkuar një cikël të ri bisedimesh për të gjetur, siç thonë, një zgjidhje të pranueshme për statusin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›