E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia e re e Amerikës për faqe të zezë!!!

Presidenti Bush duke deklaruar se do dërgonte më shumë ushtarë në Irak, në mënyrë që të zyrtarizonte këtë vendim pritej prej tij që të parashtronte dhe një zgjidhje politike për të ulur dhunën. Porse duke mos e prekur fare këtë temë dhe duke mos i paralajmëruar liderët e Irakut që po ushqejnë një luftë civile,duket se luftën do ta zgjasi edhe më tepër.

Bushi në datën 11 në mbrëmje u tha amerikanëve se nëse nuk do ta fitonin luftën në Irak kjo do të ishte një fatkeqësi. Vetëm se fatkeqësia e vërtetë ishte vetë lufta në Irak dhe në këtë pikë ata prej kohësh kishin mbetur në klasë. Atë mbrëmje, për tu treguar i drejtë e për të mos e keqësuar më shumë gjendjen aktuale, ai pati nje shanc në dorë dhe këtë nuk e shfrytëzoi.

Amerikanët ndjenin nevojën për të dëgjuar rreth një plani të qartë që do i shpëtonte ushtarët amerikan nga fatkeqësia që i kishte futur Presidenti Bush. Porse ajo që dëgjuan ishin fjalë si nëpër mjegull që u thanë rreth fitores së luftës kundrejt terrorizmit dhe formimin e një ‘demokracie te re’ në Irak. Bushi i shprehu disa dështime të tyre në Irak duke u bazuar në lidhje me disa taktika. Por duke bërë dhe këtë fliste si ndonjë turist që i kishte rënë rruga gabimisht në Irak. Dështimi që u përjetua në lidhje me temën sjelljes së paqes në Bagdad, e formuloi në një mënyrë të tillë sikur nuk ishte përgjegjësia e Pentagonit dhe e Shtëpisë së Bardhë.

IRANIN DHE SIRINE I KERCENOI PERSERI...

Në çdo lloj mënyre shfajësimet që parashtroi, në formën më tragjike ishin të pamjaftueshme . Kombi ka nevojë që te vihet në dijeni për këtë gje: Qëllimi i vetëm i mbetur për ushtrinë amerikane është dalja nga kjo luftë civile duke e reduktuar në maksimum numrin e irakenëve të vrarë dhe zvogëlimin e mundësisë qe të përfshihen komshinjtë e ýrakut në këtë ngaterresë që e filloi vetë Bushi. Kurse gjëja që nuk do kishim nevojë të dëgjonim ishin vazhdimi i kërcënimeve që lëshoi kundrejt ýranit dhe Sirisë që linin shume të nënkuptoje.

Përpara se Bushi të bëntë fjalimin e tij, amerikanët e dinin planin që për të siguruar sigurinë në Bagdad do dërgonte më shumë ushtarë. Detyra e Presidentit ishte të bënte legjitime vendimin për rritjen e numrit të ushtarëve duke shpjeguar se nuk është gjetur zgjidhje në mënyrë ushtarake dhe kësisoj ushtria do merrte përsipër një mision politik. Ne prisnim që të na shpjegonte gurët kilometrik që caktoi për irakianët, përcaktimin e një kalendari për shpërndarjen e tyre dhe përsëri nëse nuk do kishte sukses çfarë planesh kishte për të bërë. Në vend të kësaj Bushi i paralajmëroi irakenët se nëse s'do kishin sukses do humbisnin besimin e popullit amerikan. Me të vërtete, vallë a nuk e ka kishte vënë re presidenti Bush se si qeveria irakene ashtu dhe amerikanët e kishin humbur këtë besim ndaj tij prej kohësh? Amerikanët e dinë se kjo qeveri qe s'interesohet për marrëveshjet dhE demokracine është nën ndikimin e militantëve shiitë.

Bushi përsëri kërkoi nga qeveria irakene që të shtonte punën për ruajtjen e rendit dhe tha shprehu dëshirën e nxjerrjes së një ligji për të ardhurat e naftës që të ndahej në mënyrë më të drejtë.

Qeveria irakene duhet që të bëjë më shumë se kaq dhe këtë duhet ta fillojë me shpërndarjen e militantëve që ushqejnë një luftë civile,njëkohësisht duke shpërndarë forcat policore të cilat në të shumtat e rasteve jane nje tim vdekjeprurëse. Duhet të falë militantët dhe kryengritësit që do lënë armët me vullnetin dhe dëshirën e tyre. Dhe keto gjëra i duhet ti beje urgjentisht.

Ne kemi mbrojtur rëndësinë e qëndrimit të Amerikës dhe për një kohë, derisa ekziston mundësia e një zvogëlimi të suksesit që do shkaktonte një tërheqje e menjëhershme. Kemi bërë thirrje që duhen harxhuar më shumë forca për të vendosur rendin dhe sigurinë në Bagdad; vetëm se ne e kemi menduar si një pjesë e zgjidhjes politike,gjë që nuk shprehej fare ne fytyrën e Bushit. Lufta është në një gjendje të tillë që zgjatja dhe më tej e saj do e keqësoj dhe më keq gjendjen. Si duket përpara nesh sdo ketë tjetër vetëm se një fatkeqësi më të madhe për Irakun.

Përgatiti: Roland Çinari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›