Rënia e miteve të pushtetit
Në histori tregohet rasti kur N.Bonoparti gradoi një gjeneral të tij. Pas gradimit e pyeti sesi ndjehet. Ai u përgjigj se ndjehej shumë herë më i fuqishëm dhe më i motivuar si ushtaraku më i mirë në hirearki. Bonoparti ia ndërpreu fjalën: mos u nxito, asgjë nuk ka ndryshuar tek ti. Të kam dhënë një copë argjendi mbi spaleta, por kokën nuk ta kam ndryshuar. Është ajo që ke pasur dhe do ta kesh me dhe pa gradime.
Ky rast përmendet shpesh në politikë kur analizohen raportet midis karrierave të rastësishme politike, atyre që quhen aksidente politike, raste kur një emër krejt i panjohur, pa ndonjë meritë, pa ndonjë cilësi dhe pa ndonjë pritshmëri gradohet/emërohet në një post të lartë publik. Në shumë prej këtyre rasteve nuk ka rëndësi CV-ja dhe as nevojat e vendit sa kanë rëndësi tregues dytësor të individit, raportit të tij personal me udhëheqësin, bindja dhe besueshmëria e tij në shërbime. Sa më pak demokratike të jetë një shoqëri aq më shumë gjenden raste të tilla. Të shumta kanë qënë dhe janë raste të tilla edhe në praktikën shqiptare qeverisëse, në secilin regjim dhe sistem politik, – një tregues i distancës ende të thellë në mentalitetin shtetëror dhe kulturor të elitave sunduese në Shqipëri.
Në tranzicion, edhe pse në pakicë, ne kemi parë emra që janë përfshirë nga politika dhe kudo, jashtë apo brenda saj, kanë krijuar identitet, kanë imponuar respekt, kanë pasur arritje në politikë, ose në fushën e tyre profesionale, kanë dhënë diçka pozitive dhe në çdo kohë, kanë ditur të sugjerojnë mendime e rrugët më të arsyeshme të vendimmarjes. Krahas saj kemi pasur një pjesë zyrtarësh politikë pa gjurmë publike e institucionale në aktivitetin e tyre, të aftë të vegjetojnë pa bërë asnjëherë diçka konkrete, por të aftë të mos shndërrohen në headlinë negative në media, apo të ruajnë një profil të ulët publik, pa kosto personale në raste krizash ose rotacionesh politike.
Por ka ekzistuar edhe një pjesë politike krejt aksidentale, e fryrë, e krijuar nga rastësitë dhe njohjet politike, pa merita profesionale dhe as publike, e gatshme të mbijetojë në çdo rast duke përdorur çdo mjet dhe çdo çmim, militante dhe ndjekëse e bindur e urdhërave të shefave politikë. Kjo kategori politike përbën një nga modelet dhe mitet më negative të tranzicionit, një shprehje e dukshme e nivelit parademokratik dhe standardeve minimale të kulturës politike e profesionale të rrethit më të ngushtë vendimmarrës në politikë.
Në periudhën komuniste patën Byronë Politike, e cila dominohej nga figura të tilla periferike, të cilat për shkak të pushtetit, postit, forcës së shtetit, njehsimit me ligjin dhe promovimit nga shefi i tyre, befas u bënë grupi më i frikshëm dhe më i pushtetshëm në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse ishte shofer apo karrocier, mjelëse e dalluar apo veteran besnik, – rëndësi ka se ata ishin të përzgjedhurit dhe fama e pushteti i tyre u rrit si në përralla, nga askushi dhe anonimati në gjithçka, në pushteti i vetëm mbi tokën shqiptare. Kur ndodhën ndryshimet politike më 1990 dhe ky grup e humbi pushtetin, publiku pati rastin ti njohë ashtu siç nuk i kishte imagjinuar kurrë: një kastë politike e vjetër, injorante në formim politik, e paaftë të drejtojë apo mendojë, pa lidhje me realitetin, pa sensin e masës dhe përgjegjësisë, pa integritet personal dhe politik, tërësisht qesharake dhe anakronike. Ata që deri dje me një lëvizje të dorës ose një fjalë të vetme merrnin jetë të pafajshme tani u shndërruan brenda pak muajsh në personazhe humori, njerëz poshtë nivelit mesatar të inteligjencës, drejtues pa konceptet minimale të shtetit dhe kastë pa asnjë mbështetje publike.
Miti i Byrosë ra ditën kur humbi pushtetin, kur publiku u përball me të verteta të mëdha rreth tyre. Mësimi i parë ishte sa fatlum aq edhe tronditës: fatlum sepse sistemi I vjetër ishte diskretituar aq shumë sa nuk do të kishte më shanse rikthimi, tronditës sepse të gjithë mësuam sesi injoranca kishte drejtuar për vite e dekada Shqipërinë. Ndaj sprova kryesore e tranzicionit, e partive të reja, e programeve dhe fushatave elektorale, e hapjes me perëndimin dhe garën për reforma ishte dhe mbetej, ndryshimi i cilësisë së udhëheqjes politike, rikthimi i dinjitetit. Kjo ishte arsyeja që PD, PS, PSD dhe parti të tjera politike të vitit 1991-1992 u bazuan kryesisht në botën akademike dhe universitare, kjo ishte shtysa kryesore për një marrëveshje të heshtur midis palëve për rotacion cilësor demokratik të pushtetit dhe krijimin e një sistemi sa më efikas të garës politike pluraliste. Në praktikë, fatkeqësisht, shpeshherë ndodhi e kundërta.
Në 23 vjet u bënë disa rotacione politike (1992, 1997, 2005 dhe 2013) dhe e përbashkëta e të gjitha këtyre momenteve është dhe mbetet zbulimi zhgënjyes: ata që deri dje ishin të plotfuqishmit, të paprekshmit, të pagabueshmit, ata ishin në fakt e kundërta, – të dobët, të paaftë, të korruptuar dhe në çdo cilësi të tyre edhe kërcënimi kryesor i sistemit politik pluralist. Miti i njeriut në pushtet, shkëlqimi i shpejtë i njeriut që ka pas median dhe turmat ndjekëse, paratë dhe fitimin, lirinë për të abuzuar dhe përvetësuar prona publike e private, privilegjin për të zgjedhur hobet dhe pushimet, shkollën e fëmijëve dhe karrierën e miqve të tij, etj, etj, u bë mit mallkues, kërcënues dhe konsensual.
Pothuajse çdo qeveri e tranzicionit ka pasur e vijon të ketë brenda saj figura komike pa asnjë cilësi politike pozitive, njerëz që nuk kanë profesion përveç shërbimit pa kushte ndaj shefit politik, kamikazë që shpërthejnë sa herë merren urdhëra dhe preken interesa. Përherë kemi parë sesi shefi politik emëron ndonjë emër si yll i fushës, apo personalitet të shquar, përbuz kritikat publike duke çuar në postet më me peshë emrat më pak inteligjentë dhe cilësorë, provokon qytetarët duke ricikluar karta të djegura politike që nuk e kanë në fjalorin e tyre fjalën mendoj, krijojnë kështu një sistem të kukullave ruse, figura imituese që lëvizin pa folur, pa menduar, pa krijuar një identitet dhe pa lënë ndonjë gjurmë pozitive në politikë dhe shoqëri. Dhe kështu, modelet e Lalë Krosit u bënë modele dominuese edhe të tranzicionit.
Kur ata kanë pushtet e përdorin atë, mekanizmat e tij të dhunës dhe privilegjeve për të krijuar rreth tyre aurorën e një identiteti politik të fuqishëm, mitit të pushtetit. Kur u heq pushtetin ata humbasin shkëlqimin, nuk kanë më asgjë, thjesht shfaqen vetvetja, ashtu siç janë, një zhgënjim moral dhe aksident historik. Duke mos pasur cilësi politike konkurruese, as intelekt politik dhe ndonjë koncept të pranueshëm për politikën kjo kategori ishte dhe është e gatshme ta kompensojë paaftësinë profesionale e politike me cilësitë që njeh dhe zotëron më mirë: elementët e
