E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e qerave BSH Me 12.8 ne tremujorin e dyte

Për herë të parë në dekadën e fundit tregu i qerave të apartamenteve ka njohur luhatje të lartë dhe rënie të dukshme. Banka e Shqipërisë në vëzhgimet e bëra në tregun imobiliar të kryeqytetit vë në dukje se viti aktual regjistroi rënie të njëpasnjeshme të qerave.

Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë të këtij viti, jepen detaje për trendin rënës të kësaj pjesë të tregu të pasurive të paluiajtshme. Shifrat janë jo të mira, pasi pas rënies me rreth 4.5% në tremujorin e parë të vitit 2011, indeksi i qirasë për Tiranën shënoi rënie me rreth 12.8% në terma vjetorë nominalë gjatë tremujorit të dytë.

Banka e Shqipërisë theksoi se në terma vjetorë realë, indeksi i qirasë shënoi rënie me rreth 16.2%. Në Tiranë gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti ka pasur dhe rënie të çmimit të banesave. “I korrektuar për efektin e kursit të këmbimit, indeksi i çmimit të banesave për kryeqytetin shënoi rënie me rreth 1.2% në terma nominalë vjetorë dhe rënie me rreth 5% në terma realë vjetorë” thuhet në Raportin e Bankës Qendrore.

Kriza ekonomike dhe mungesa e të hollave ka ndikuar dhe në qeratë e çmimet e banesave.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›